Zgjidhja e përkryer e darkës ideale, ‘dieta’ që duhet ta provoni para verës

Dieta

Zgjidhja e përkryer e darkës ideale, ‘dieta’ që duhet ta provoni para verës

Më: 11 qershor 2022 Në ora: 20:19
Ilustrim

Dieta alkaline ndihmon trupin të ketë gjithçka nën kontroll përgjatë ditës dhe po ashtu ndihmon trupin të eliminojë acidet dhe toksinat shumë më lehtë se çdo lloj diete tjetër. Nëpërmjet kësaj diete të shëndetshme, trupi reagon mjaft mirë dhe ndihet i ngopur.

Dieta alkaline mund të përshkruhet vetëm me një fjalë ? balancë. Me këtë gjithçka duhet nënkuptuar si dietë e balancuar e acideve alkaline. Kjo do të thotë që do të humbasësh peshë në mënyrë të shëndetshme pa asnjë ndikim anësor në trupin tënd. Dieta alkaline është një zgjidhje e përkryer për të eliminuar të gjitha acidet që futen në trup nga acidet e ndryshme.

Teoria më e përhapur e dietës alkaline konsiston pikërisht në eliminimin e acideve nga trupi duke respektuar balancimin e nevojshëm me acidet që hyjnë në trup nga ushqimet me ato që trupi i ka të nevojshme. Duke barazuar këtë raport, vaktet duhet të jenë 80 për qind me ushqime alkaline, si perimet, dhe 20 për qind ushqimet me acid si mishi.

Darka e një diete alkaline (që mund të këshillohet edhe për drekë)

Perime të freskëta ose gjysmë të ziera

Supë

Pjata kryesore e gatuar me vaj ulliri

Fasule

Peshk

Mish pule (pulë organike)

Pasta (makarona) pa gluten

Sallatë e freskët

Patate të ziera

Kripë himalaje (Himalayan salt ? opsionale)

Rekomandohet gjithashtu:

Çaj jeshil një orë pas vakteve

Ujë alkalin

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat