Mjafton një filxhan në ditë: Përshpejton metabolizmin, stimulon humbjen e peshës dhe pastron trupin nga toksinat

Dieta

Mjafton një filxhan në ditë: Përshpejton metabolizmin, stimulon humbjen e peshës dhe pastron trupin nga toksinat

Më: 20 qershor 2022 Në ora: 01:00
Foto ilustrim

Pijet detoksike do t’ju ndihmojnë në shumë mënyra, ato pastrojnë trupin tonë nga toksinat që grumbullohen me kalimin e kohës dhe ndihmojnë në shkrirjen e yndyrës në trup.

Një nga përbërësit kryesorë të këtij detoksikimi është padyshim kastraveci.

Ky perim është i ulët në kalori dhe i lartë në sasinë e ujit.

Ndërsa, përbërësi tjetër që i shtohet kësaj pije është vitamina C dhe njihet si një “pastrues” i shkëlqyer i trupit.

Gjithashtu, pijes do t’i shtohen edhe farat chia të cilat janë të pasura me acide yndyrore omega 3, proteina dhe fibra, si dhe përmbajnë një numër të konsiderueshëm vitaminash, mineralesh dhe antioksidantësh. Farat e të cilit janë të shkëlqyera për rigjenerimin e lëkurës, por edhe për djegien e yndyrës, forcimin e trupit dhe ndikimin pozitiv në organet e tretjes.

Nutricionistët pajtohen se farat chia janë nga më të mirat që mund të konsumoni nëse ndiheni pa energji, sepse forcojnë muskujt dhe lirojnë energji në trup.

Përgatitja:

* Kastravecin e qëruar e vendosim në blender . Shtoni gjysmën e shtrydhur të limonit në përzierje.

* Më pas shtoni një lugë fara

* Përziejini mirë të gjithë përbërësit dhe më pas lërini për pak kohë që farat të zbuten.

Konsumojeni këtë detoks të përgatitur çdo mëngjes me stomakun bosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat