Sa fruta në ditë duhet të përfshijë dieta juaj ushqimore?

Dieta

Sa fruta në ditë duhet të përfshijë dieta juaj ushqimore?

Më: 28 qershor 2016 Në ora: 18:39
Ilustrim

Frutat përmbajnë vitamina, minerale, antioksidantë dhe fibra, kështu që konsumimi i tyre shndërrohet në një domosdoshmëri për organizmin tonë.

Ajo që duhet të kemi parasysh është që të reduktojmë sasinë e atyre frutave me sasi të mëdha sheqeri dhe në vend që të konsumojmë lëngjet e blera, të hamë frutat e freskëta.

Frutat dhe perimet gjithashtu mund të na mbrojnë nga shumë sëmundje, përfshirë këtu lloje të ndryshme të kancerit, sëmundjet e zemrës, atyre mendore etj.

Pra, të heqësh dorë nga prej tyre duke u përqendruar vetëm te një përbërës, nuk është zgjidhje”, – shprehet dietologia Fiona Hunter.

Më poshtë do të lexoni në mënyrë të detajuar vlerat ushqyese të frutave të ndryshme dhe cila është sasia e rekomanduar që duhet të konsumojmë.

Rrush – konsumoni jo më shumë se 80 g

Kur flasim për rrushin, mundohuni të konsumoni rreth 80 g, që përmbajnë rreth 13 g sheqer. Sipas dietologes Fiona: “Rrushi përmban një sasi jo të vogël përbërësish kimikë, të cilët mund të na mbrojnë nga sëmundja e kancerit dhe problemet e zemrës. Rrushi i zi dhe ai i kuq i kanë këta përbërës kimikë në sasi më të mëdha sesa rrushi jeshil. Janë më të ëmbël se frutat e tjera dhe përmbajnë sasi më të mëdha kalorish.

Banane – një në ditë

Kur flasim për frutat dhe perimet, ato që duhet të kemi parasysh janë shumëllojshmëria dhe sasia e konsumit. Nuk është nevoja të mënjanohet asnjë frutë, ama ajo që këshillohet të bëhet është që të mos konsumohet e njëjta frutë më shumë se një herë në ditë, por lloje të ndryshme. Pra, këshillohet “ylberi” i frutave, të gjitha ngjyrat! Bananet janë të ëmbla dhe një zëvendësues i mirë i sheqerit për gatim. Ato janë shumë të pasura me potasium dhe magnez, arsye të mjaftueshme këto për t’i pasur pjesë të dietës. Por mbani mend, 1 banane përmban rreth 14 g sheqer, kështu që mos hani më shumë se 1 në ditë.

Mango – gjysmë në ditë

Nuk ka dyshim për aromën e mirë dhe shijen që kanë mangot. Gjithashtu kjo frutë i bën mirë trupit tonë duke qenë se është një burim i madh i betakarotenit, i cili mund të konvertohet në vitaminë A, që i ndihmon shikimin, lëkurën dhe sistemin imunitar. Përgjithësisht, mangot kanë sasi të larta të fruktozës dhe një pjesë e kalorive të tyre vjen nga sheqeri. Kështu që, këshillohet të konsumoni afërsisht gjysmë mangoje ose rreth 80 g të saj.

Shegë – gjysmë në ditë (rreth 80-100 g)

Kokrrat e shegës mund të jenë perfekte si përbërësit e ëmbël të një sallate verore. Ato konsiderohen shpesh si një “superushqim” dhe janë të ushqyeshëm e përmajnë kimikate që gjenden zakonisht te bimët, të cilat thuhet se të mbrojnë nga kanceri i prostatës. Gjithsesi, është e këshillueshme që të mos abuzohet me shegën, sepse kanë shumë sheqer.

Mandarina – 2 në ditë

Sipas dietologes Fiona Hunter, mandarinat janë një burim i madh i vitaminës C dhe gjithashtu mund të sigurojnë potasium. Megjithatë këshillohet që 2 mandarina ju shërbejnë të merrni përbërësit që ju duhen për trupin. Duke iu referuar madhësisë së mandarinës, nga 1 kokërr mund të merrni afërsisht rreth 10 g sheqer.

Ananas – një fetë të madhe

Ananasët tropikalë janë fruta shumë të shijshme. Janë shumë të pasura me vitamin C, me fibra dhe me enzima që shërbejnë si anti-mpikës dhe kanë veti anti-kancer. Konsumojeni në sasi të vogla.

Portokall – një në ditë

Dihet tashmë se një nga të mirat e portokallit është sasia e lartë e vitaminës C. Konsumimi i një portokalli natyral është shumë herë më i shëndetshëm sesa pirja e lëngut të tij. Pra, në qoftë se ju ka shkuar mendja për këtë frutë, merrni një kokërr (jo më shumë në ditë). Pjepër – një gjysmë fete në ditë Pjeprat janë të formave dhe të llojeve të ndryshme. Por cilido lloj pjepri të jetë i preferuari juaj, duhet të keni kujdes sepse asnjëherë nuk duhet të konsumoni aq sa ju hahet. Një gjysmë fete pjepri në ditë ju këshillohet.

Nektarinë – 1 në ditë dhe kajsi – 3 në ditë

Fruta të tilla si nektarinat dhe kajsitë mund të jenë shumë të mira për trupin tonë. Ato janë të pasura me vitamina, fibra dhe potassium dhe mbi të gjitha futen në grupin e frutave që nuk kanë sasi të mëdha sheqeri (8-9 g për 100 g). Konsumojini sa më të freskëta.

Mollë – 1 në ditë

Mollët janë një nga frutat më të konsumuara në Britaninë e Madhe dhe kjo jo pa arsye. Ato janë tepër të pasura me vitamina, fibra etj. Shprehja “Një mollë në ditë, ju mban mjekun larg” është plotësisht e drejtë. Hani mollë përditë që të përfitoni nga përbërësit e saj, por duke qenë se 1 kokërr përmban rreth 10 g sheqer nuk duhet të abuzoni!

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat