3 kilogramë më pak në 5 ditë vetëm me këtë pije

Dieta

3 kilogramë më pak në 5 ditë vetëm me këtë pije

Më: 17 mars 2017 Në ora: 12:07
Ilustrim

Nëse jeni lodhur nga dietat e mërzitshme që ju privojnë nga shumë ushqime, atëherë provoni këtë pije e cila djeg yndyrën rreth belit dhe brenda 5 ditëve eliminon 3 kilogramë nga trupi juaj. Trupi juaj i nxjerr toksinat jashtë nëpërmjet procesit të djersitjes, por gjithashtu edhe nëpërmjet pijeve detoksifikuese. Mënyra më e lehtë për të përgatitur këtë pije magjike është të shtoni në të xhexhefil, kastraves, limon dhe gjethe nenexhiku.

Të gjithë përbërësit janë të rekomandur nga mjekët si të përshtatshëm kur bëhet fjalë për humbjen e peshës dhe pastrimin e trupit nga toksinat.

Përbërësit:
8 gota ujë
1 lugë gjelle xhenxhefil
1 kastravec
1 limon
12 gjethe nenexhik

Përgatitja:
Shtoni ujin, xhexhefilin, kastravecin e qëruar dhe të prerë, fetat e limonit dhe gjethet e nenexhikut në një tenxhere. Përziejini mirë dhe mbulojini me një kapak.
Lërini përgjatë gjithë natës në mënyrë që përbërësit të lëshojnë ekstraktet dhe aromën e tyre. Pini nga kjo pije 4-5 ditë rresht, në vend të ujit, duke përgatitur çdo ditë nga një pije të re.
Kombinojeni këtë pije me aktivitet fizik dhe dietë të ulët në yndyrna.
Rekomandim: Konsumimi i kësaj pije duhet të jetë 5 ditë minimumi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat