Si të humbasësh peshë duke ngrënë çdo ditë në të njëjtën orë

Dieta

Si të humbasësh peshë duke ngrënë çdo ditë në të njëjtën orë

Më: 18 prill 2017 Në ora: 11:38
Ilustrim

Ndryshe nga dietat e tjera ku ju kërkohet të vini theksin tek aktiviteti fizik, regjimi ushqimor i shëndetshëm dhe numërimi i kalorive, krono-dieta ju propozon një mënyrë të re të humbisni kilogramët e tepërt.

Ajo bazohet në ritmin biologjik të organizmit, prej nga ka marrë edhe emrin. E shpjeguar në terma më të thjeshtë, koncepti kryesor i dietës është të humbisni peshë duke ngrënë çdo ditë në orare të caktuara. 

Në mënyrë që organizmi juaj të reagojë sa më mirë, duhet që t'i jepni atij kohën e duhur të përgatitet për të marrë vlerat ushqyese, për t'i absorbuar dhe më pas tretur ato. 

Termi krono-dietë është përdorur për herë të parë në vitin 1992 nga studiuesit italianë Mauro Todisco dhe Paolo Marconi.

Mëngjesi: Orari 7:30-8:30 Në mëngjes rekomandohen ushqime të pasura me karbohidrate (por jo sheqerna sintetikë), kryesisht të marra nëpërmjet drithërave. Karbohidratet janë jetike për funksionimin e aktivitetit të muskujve dhe të trurit.

Paraditja: Orari 10.30-11.30 Gjatë këtij vakti të ndërmjetëm këshillohet ndonjë pickim i lehtë i ushqimit, gjithmonë pa rënduar stomakun para drekës. Mund të pini lëngun tuaj të preferuar të frutave ose një grusht me fruta të thata.

Dreka: Orari: 12:30-13:00 Gjatë drekës, duhet të konsumohen ushqime me karbohidrate dhe proteina, pasi dreka përbën vaktin kryesor të ditës për shkak të aktiviteteve të përditshme që kryhen përpara dhe pas.

Vakti i pasdites: Orari: 17.00-18.30 Ky vakti është gjithashtu një mënyrë shumë e mirë për të shuar etjen ose për të ngrënë diçka. Mund të pini çaj, pije freskuese natyrale, fruta, çokollatë të zezë etj.

Darka: Orari: 18:30-19:30 Darka duhet të përmbajë kryesisht me ushqime të pasura me proteina bimore dhe shtazore (perime, fileto pule, peshk, vezë, nënproduktet e qumështit, etj.).

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat