9 mënyrat se si humbja e peshës mund të ju vrasë

Dieta

9 mënyrat se si humbja e peshës mund të ju vrasë

Më: 7 qershor 2017 Në ora: 07:13
Ilustrim

Disa njerëz nuk duhet të humbasin peshë pasiqë do mund të vdesin duke provuar. Nëse keni arsye të vërtetë mjekësore për të humbur peshën, ja disa gjëra të cilave duhet shmangur nëse dëshironi të jetoni:

Përcjellja e një programi diete me kalori të ulëta në ekstrem.

Një 34 vjeçare humbi jetën pasiqë përcolli një program diete të një kompanie që parashihte 500 kalori në ditë nga produktet që prodhonte ajo. 34 vjeçarja kishte 110 kilogramë që dëshironte ti humb para martesës, pasi humbi 20 kg zemra e saj pushoi së rrahuri.

Blerja e pilulave për dietë në Internet.

Një student që vuante nga anoreksia dhe bulimia në adoleshencë, humbi jetën pasi konsumoi pilula që i bleu në internet. Pilulat përmbann dinitrofenol, një kimikat industrial dhe herbicid që është i ndaluar në Sh.B.A për shkak të efekteve të tmerrshme anësore.

Një 26 vjeçare humbi jetën pasiqë vuante gjatë nga anoreksia dhe bulimia, arsyeja ishte dështimi i zemrës si pasojë e çrregullimeve të ngrënies.

Nuk hani asgjë.

Ekziston mundësia të vdisni nga uria.

Të fikët nga përpjekja e tepërt.

Një sportiste në dietë me 1000 kalori në ditë, gati e humbi jetën pasiqë i ra të fikët duke vozitur në një udhëkryq. Arsyeja ishte lodhja e tepërt nga ushtrimet.

Përtypja e shiritit Tenia.

Për të humbur peshë, disa përtypin krimba të quajtur Tenia, e që janë parazitë që vendosen në zorrët tuaja dhe e konsumojnë ushqimin që ju e keni konsumuar. Përveç se mund të shkaktojnë dhimbje barku dhe vdekje, këto shirita mund të rriten deri në 9 metra brenda jush.

Nënshtrimi i operacionit të bajpasit të stomakut.

Derisa kjo rrugë e shkurtër e humbjes së peshës mund të bëjë të filloni një jetë të re, mund të ju shkaktojë të humbni edhe atë që e keni. Një baba 38 vjeçar ka vdekur nga lunga, pneumonia dhe embolia pulmonare tre javë pas nënshtrimit të operacionit të bajpasit të lukthit.

Liposukcion i dështuar.

Në Ekuador, një 19 vjeçare, modele bukurie, ka vdekur nga komplikimet e një liposukcioni të dështuar që ishte shpërblimi i saj në një garë bukurie.

Të stërviteni duke qenë e dehur.

Një 28 vjeçar në Angli ishte tre herë e gjysmë mbi limitin ligjor të pirjes kur qafa e tij u shtrydh nga peshat me të cilat ushtronte. Të provoni të djegni kaloritë duke qenë e dehur është e rrëzikshme për jetën.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat