8 ushqime që duhet t’i largoni mënjëherë nga dieta juaj ushqyese!

Dieta

8 ushqime që duhet t’i largoni mënjëherë nga dieta juaj ushqyese!

Më: 24 gusht 2017 Në ora: 06:33
Ilustrim

Ekzistojnë ushqime që ne duhet t’i shmangim në bazë të gjerë, sepse mund të shkaktojnë shumë dëme për organizmin tonë. Bëhet fjalë për ushqime të përpunuara, plot me aditivë e që lënë pasoja të mëdha në trup.

Një ekspert nga grupi punues mjedisor Nneka Leiba, ka përshkruar në mënyrë të qartë: “Nuk është e thënë që ju të sëmureni mënjëherë nëse konsumoni këto ushqime një herë apo dy herë, por që nuk duhet të përsëritni shpesh konsumin e tyre”.

Duke pasur këtë parasysh, Leiba ka krijuar një listë të ushqimeve që janë plot me aditivë e që nuk mund t’i përshtaten mënyrës së ushqyerjes. Pra, thuani lamtumirë këtyre llojeve të ushqimeve:

1. Produkte nga mishi i konzervuar

Mbushet me ujë, sulfate, shije artificiale dhe prezervativë që zgjasin për jë kohë të gjatë dhe ndikojnë në cilësinë e mishit. Për shkak të sasisë së madhe të kripës, këto ushqime mbajnë ujin në organizëm duke rritur presionin.

2. Margarina

Është shumë e thjeshtë – zëvendësojeni atë me puter. Ushqim natyral e jo në mënyrë artificiale si margarina që fitohet nga yndyrnat e shumta.

3. Pijet e gazuara

Të themi se në kanaqe me lëng të gazuar përmban rreth 10 lugë sheqer. Është e mjaftueshme që të ndërpreni konsumin e tyre mënjëherë sepse nuk kanë asnjë veti të shëndetshme. Nuk ia vlen të përmenden përqëndrimet e dëmshme që nuk japin asnjë përfitim për trupin tuaj, përkundrazi e shkatërrojnë atë.

4. Pijet e gazuara dietale

Nëse ekziston diçka më e dëmshme se pijet e gazuara, atëherë janë ato dietale. Sheqeri artificial me kohë mund të përkeqësojë shijen e ushqimeve natyrore, të tilla si frutat. Konsumi i llojit të tillë të pijeve ndërlidhet edhe me sëmundjet, të tilla si depresioni, kariesi, sulmi në zemër…

5. Ëmbëlsirë pa sheqerna

Edhe ky lloj i ëmbëlsirave përmbajnë sasi të sheqerit artificialë dhe pikë. Është konfirmuar shkencërisht se nëse keni problem me tretjen, ju duhet të shmangni sheqerin sepse ajo shëndrrohet në alkohol dhe shkakton dhimbje të stomakut.

6. Mish pule dhe vezë jo-organike

Është vërtetuar se mishi i pulës që nuk është organik, përmban antibiotikë dhe suplemente që ndikojnë në rritjen e tyre. Kjo vlen edhe për vezët. Pra, nëse doni të ushqeheni në mënyrë të sigurtë, mund të blini mish pule dhe vezë organike të rritura në kushte shtëpiake.

7. Kokoshkat të bëra në mikrovalë

Kokoshkat e bëra në këtë mënyrë, trajtohen me sulfone perfluoro-oktane, gjë që tregon rritjen e rrezikut për kancer. Gjithashtu përmbajnë përforcues të aditivëve dhe yndyrnave. Andaj, blini misër dhe përdorni metodën e vjetër të bërjes së tyre, asaj me tenxhere. Me siguri do të jetë shumë më interesante, e të mos flasim si të shëndetshme.

8. Djathin amerikan

Tek ne është i njohur si djath i verdhë apo djathi i sanduiçeve. Në pyetje është djathi i përpunuar në fabrikë, nga qumështi, yndyrnat, sulfatet, proteinat, prezervativët dhe ngjyrat artificiale. Pra, largohuni nga ky ushqim dhe zëvendësojeni me një fetë djathë të bardhë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat