Si të përdorni kanellën për dobësim?

Dieta

Si të përdorni kanellën për dobësim?

Më: 17 dhjetor 2017 Në ora: 16:04
Ilustrim

A mund të ndihmojë kanella për dobësim? Këto dhe shumë çështje të tjera mund të jetë e vështirë për t'u përgjigjur, pasi nuk ka prova të mjaftueshme shkencore për të konfirmuar këtë.

Por përvoja e njerëzve në mbarë botën tregon se kanella ndikon në humbjen e peshës. Nëse vazhdoni të udhëhiqni një jetë jo të shëndetshme dhe të hani në mënyrë të parregullt, atëherë nuk do t’ju ndihmojë as kanella.

Kanella stimulon ndjenjën e ngopjes

Ekspertët theksojnë se kanella mund të stimulojnë ndjenjat e ngopjes, ose të zgjasë kohëzgjatjen e ngopjes duke rregulluar nivelin e sheqerit në gjak. Nëse ju ndjeheni të ngopur për një kohë të gjatë, natyrisht se do të hani më pak dhe do të humbni peshë.

Rrit funksionimin e sistemit të tretjes

Kanella stimulon sistemin e tretjes, që do të thotë se ju do të absorboni më shumë lëndë ushqyese. Disa njerëz kanë përdorur kanellën për të kuruar mungesën e vitaminave dhe mineraleve të caktuara.

Redukton akumulimin e yndyrës

Nëse futni shumë sheqer, mëlçia fillon ta kthejë atë në yndyrë. Kanella nxit dekompozimin e sheqerit dhe inkurajon trupin që ta përdorë atë si një burim energjie. Kjo do të thotë më pak sheqer të papërdorur dhe më pak yndyrë e akumuluar, transmeton KosovaPress.

Rrit nivelin e energjisë

Mungesa e energjisë, përqendrimi dhe lodhja kronike shpesh vijnë si rezultat i marrjes së tepër të ushqimeve. Disa kërkime kanë treguar se kanella mund të rrisë nivelin e energjisë, të rrisë koncentrimin dhe të ndihmojë në trajtimin e lodhjes kronike. Nëse keni më shumë energji, keni më shumë gjasa të ushtroni dhe nuk do të keni dëshirë për ushqime të tepërta.

Stimulon sistemin e tretjes

Kanella ka veti të fuqishme antibakteriale që do t'ju ndihmojë të hiqni bakteret e këqija në sistemin e tretjes. Ato mund të rrisin rrezikun e obezitetit, kështu që është e rëndësishme për të ndihmuar sistemin e tretjes të lirojë bakteret e dëmshme.

Sa kanellë duhet të merrni?

Ekspertët rekomandojnë që të mos merrni më shumë se 6 gramë kanellë në ditë. Është e rëndësishme që të bëni disa ditë pushim. Ju mund të merrni kanellën pesë ditë radhazi dhe të pushoni dy ditë.

Ju duhet të vini re rezultatet e para të rëndësishme gjatë një periudhe 6 muajsh. Nëse nuk i vëreni ato, ka shumë të ngjarë që të konsumoni kanellë me cilësi të keqe dhe të vazhdoni me zakone jo të shëndetshme.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat