Dieta me vezë dhe qitro; humbisni 5 kg në 1 javë - Bota Sot
Dieta me vezë dhe qitro; humbisni 5 kg në 1 javë

Dieta

Dieta me vezë dhe qitro; humbisni 5 kg në 1 javë

Më: 1 janar 2018 Në ora: 22:00
Ilustrim

Arsyeja se përse kjo dietë po bëhet kaq popullore është se arrin të djeg yndyrat në një kohë shumë të shkurtër. Realisht, mund të humbisni deri në 5 kg brenda 1 jave por dietën nuk duhet ta zgjasni më shumë se kaq. 

Përse ta bëni këtë dietë?
Qitro, e kuqe ose e verdhë qoftë, bën pjesë në grupin e ushqimeve që janë në gjendje të djegin yndyrën. Pra, qitroja është në gjendje të shpërbëjë dhjamin në trup por edhe të përshpejtojë tretjen. Nga ana tjetër, vezët, sidomos e bardha e tyre, kanë shumë proteina. Kur kombinoni këto dy ushqime, efekti i rënies në peshë është më i madh. 
Dieta është mjaft strikte kështu që NUK rekomandohet për njerëzit me problem shëndetësore. 

Menuja:
Hani 5 qitro në ditë duke i kombinuar me 5-9 të bardha vezësh. Në rastin më të mirë duhet të jenë 10 racione në ditë me gjysmë qitroje dhe 1 të bardhe vezësh. Duhet të pini shumë ujë dhe të bëni ecje për të paktën 30 minuta, gjatë ditës. Siç kuptohet, dieta përmban vetëm sheqerin e qitros dhe proteinat e vezës. Mund të pini çaj jeshil apo një lloj tjetër që pëlqeni, sidomos çajrat antioksidant.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
test