Dieta ideale nuk ekziston, por ja sa shpesh duhet të hamë - Bota Sot
Dieta ideale nuk ekziston, por ja sa shpesh duhet të hamë

Dieta

Dieta ideale nuk ekziston, por ja sa shpesh duhet të hamë

Më: 2 janar 2018 Në ora: 20:50
Ilustrim

Askush nuk gjen dot një dietë fikse, ose më saktë ideale, sepse çdo njeri ka një trup me kërkesa të veta dhe metabolizëm “të personalizuar”. Dieta të ndryshme kanë ide të ndryshme sa i përket ushqimit që duhet të hamë, por sidomos sa herë në ditë duhet të hamë. Në fund të fundit, gjëja më e rëndësishme është mënyra se si ushqehemi.

Trupi ynë është ndërtuar në një formë, nëpërmjet së cilës merr energji sa herë hamë diçka. Nëse kjo energji e përftuar nuk shpenzohet me aktivitet fizik, atëherë shndërrohet në dhjamë. Ky është “mëkati” i njerëzve modernë, të cilët kalojnë mbi 12 orë në ditë pa lëvizur (para kompjuterit, në divan apo duke fjetur për orë të tëra).

Siç na kujton “Brightside”, nëse hamë në porcione të vogla të cilat nuk mbajnë gjatë, atëherë trupi ynë nuk do të shëndoshet shumë.

Të hash gjashtë herë në ditë nga pak është më mirë se të hash dy apo tri herë dhe në sasi të mëdha. Kur hamë shpesh dhe në porcione të vogla, absorbojmë më shumë substanca të shëndetshme dhe trupi sikur thotë “Dakord, tani mund të humb peshë”.

Gjithsesi, kjo nuk do të thotë se duhet të hamë gjashtë hamburgera në ditë, por ushqime me vlera të ndryshme ushqyese. Larmia është çelësi i suksesit!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
test