Humbja e peshës është rezultat i ushqimit të shëndetshëm, jo i gjenetikës - Bota Sot
Humbja e peshës është rezultat i ushqimit të shëndetshëm, jo i gjenetikës

Dieta

Humbja e peshës është rezultat i ushqimit të shëndetshëm, jo i gjenetikës

Më: 21 shkurt 2018 Në ora: 11:24
Ilustrim

Ndonëse më parë ishte menduar se gjenetika e bën më të lehtë humbjen e peshës, tani një studim i SHBA-së ka zbuluar se sasia dhe kualiteti i ushqimit janë ato që shpijnë në humbje të peshës, e jo gjenetika e personit.

Për ta testuar këtë teori, hulumtuesit kishin kryer eksperimente të ndryshme me 609 persona mbipeshë të cilët iu ishin nënshtruar dietave të ndryshme për 12 muaj.

Gjenet ishin ndërlidhur me mënyrën se si trupi i përpunon yndyrat apo karbohidratet, por humbja e peshës kishte qenë thuajse e njëjtë te të gjithë njerëzit, pavarësisht gjeneve, nivele të insulinës apo llojit të dietës.

Ajo çfarë kishte pasur më së shumti rëndësi për humbjen e peshës, kishte qenë ushqimi i shëndetshëm.

Në fakt, pjesëmarrësit të cilët kishin ngrënë më së shumti perime dhe kishin konsumuar më së paku ushqime të përpunuara dhe pije me sheqer, kishin humbur më së shumti peshë. Vlen të ceket se studimi është publikuar në revistën ‘American Medical Association’.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
test