Uji i xhenxhefilit, sekreti për të hequr krejtësisht dhjamin e barkut - Bota Sot
Uji i xhenxhefilit, sekreti për të hequr krejtësisht dhjamin e barkut

Dieta

E hënë, 19 nëntor 2018

Uji i xhenxhefilit, sekreti për të hequr krejtësisht dhjamin e barkut

Më: 10 korrik 2018 Në ora: 20:49
Uji i xhenxhefilit

Njerëzit që duan të dobësohen janë të fiksuar pas dietave të ndryshme dhe kontrollojnë pothuajse gjatë gjithë kohës internetin për të gjerur sa më shumë të tilla. Mirëpo shpesheherë mbeten të zhgënjyer, sidomos femrat, që duan të hollojnë belin dhe të heqin krejtësisht dhjamin në zonën e barkut. Pija që do t’ju paraqesim më poshtë do t’ju ndihmojnë në shkrirjen e dhjamit në disa zona kritike (bel, të pasme dhe kofshë). 

Përveç se ju ndihmon për rënien në peshë, uji i xhenxhefilit (një përzierje e thjeshtë natyrale që mund ta përgatisni në shtëpi), ka edhe një sërë përfitimesh të tjera shëndetësore: Rregullon nivelet e kolesterolit, ul tensionin  e lartë të gjakut, minimizon inflamacionin në trup, lufton radikalet  e lira në trup, që janë shpesh shkaktari kryesor i kancerit, parandalon ftohjen dhe gripin, trajton problemet digjestive, lehtëson dhimbjet e kyçeve, përmirëson qarkullimin e gjakut dhe ndihmon në absorbimin e lëndëve ushqyese në trup.

Si ta përgatisni ujin e xhenxhefilit

Përbërësit:

Disa feta të holla xhenxhefil

1.5 l ujë

Lëng limoni

Përgatitja

E vini ujin në zjarr dhe shtoni fetat e xhenxhefilit. E lini të ziejë  në temperaturë të ulët për 15-20 minuta. Hiqni nga zjarri dhe lëreni çajin të ftohet, më pas shtoni lëngun e limonit. Ju sugjerojmë të konsumoni një gotë para se të konsumoni vaktin e mëngjesit dhe një tjetër para vaktit të darkës.

Por mbani mend diçka, asnjë dietë nuk bën mrekulli. Ju duhet të ushqeheni shëndetshëm gjithashtu dhe të kujdeseni për çdo element që fusni në trupin tuaj. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test