Humbni peshë pa stres

Dieta

Humbni peshë pa stres

Më: 1 gusht 2018 Në ora: 10:43
Ilustrim

Shpesh herë jemi në stres për të humbur peshë.

Sidomos tani që jemi në sezonën e verës që duhet të dukeni sa më bukur.

Këtë tani mund të bëni nëse përcjellni 20 këshillat e doktoreshës Kellow, e cila ka hulumtuar për mënyrat e lehta nëse nuk dëshironi të jeni një top plazhe, por të keni trupin ideal.

1. Mbushni një pjatë të madhe me drithëra…
Shumicën e kohës, thuhet se duhet të hamë më pak, por sipas një studimi të Penn State University, nëse hamë vetëm drithëra për mëngjes, atëherë, duhet të jetë një sasi më e madhe. Studimi tregon se nëse sasia e drithërave është më e madhe, ndihmon në humbjen e kalorive, më shumë se një sasi e vogël.

Përfitimi në trupin për plazh: Ndryshoni mënyrën e sasisë dhe trupi juaj, do të fillojë të humbë kalori, duke u formësuar në mënyrë më të mirë.

2… por duhet të ndalni televizionin derisa jeni duke ngrënë

Keni mundësi më të mira që të keni trup më të mirë, nëse lëshoni radion.

Një studim i bërë me 6.500 të rritur, ka treguar se derisa ushqehen dhe shikojnë televizion, nuk i kushtojnë rëndësi ushqimit, duke shtuar kështu shanset për mbipeshë.

Përfitimi në trupin për plazh: Mbani një ditar se çka po hani. Për shembull, nëse reduktoni një copë bukë, pak gjalpë dhe mjaltë ju mund të humbni 140 kaloni në ditë.

3. Bëni përzgjedhje më të mirë të ushqimit

Sipas Universitetit të Cornell, ne zgjedhim ushqimin e parë që e shohim në meny të restorantit, apo në frigorifer. Në një anketë të bërë, 86% kanë zgjedhur frutat kur u janë ofruar së pari, kurse 55% kanë zgjedhur kur i është ofruar në fund.

Përfitimi në trupin për plazh: Shikoni përreth dhe shikoni mirë se çfarë mund të keni më të shëndetshëm për të ngrënë, e mos e merrni ushqimin e parë që ju vjen te dora. Nëse e zgjidhni një pjatë me më pak yndyrë, në krahasim me tjetrën që ka shumë yndyrë, mund të evitoni shumë lehtë 300 kalori në ditë.

4… dhe vendosini në tabaka

Sipas të njëjtit universitet, ushqimin duhet të vendosni në tabaka, pasi ata që e mbajnë vetëm pjatën, kanë mundësi të marrin me vete vetëm edhe desertin, e jo sallatën. Në tabaka ka vend më shumë dhe mund të merrni gjerat e shëndetshme edhe nëse nuk do ti konsumoni.

Përfitimi në trupin për plazh: Nëse e ndërroni desertin që sjellë 400 kaloni me sallatën që ju sjellë 30 kalori, dallimi në trupin e juaj, do të jetë ndryshe brenda muajit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat