Humbni dy kilogramë për tri ditë! - Bota Sot
Humbni dy kilogramë për tri ditë!

Dieta

Humbni dy kilogramë për tri ditë!

Më: 7 gusht 2018 Në ora: 06:40
Pjepri

Sezoni i pjeprit dhe shalqirit tashmë ka filluar, prandaj nëse edhe më tutje keni telashe me kilogramët e tepërt, për vetëm tri ditë mund të hiqni rreth dy kilogramë.

Parashikohet që gjatë kësaj diete kafjalli të jetë gjithmonë ai i njëjti. Preni në katrorë 150 g pjepër dhe një mollë dhe i përzieni me një lugë rrush të thatë. Këtë masë e përzieni me një gotë jogurt dhe e erëzoni me një lugë mjaltë dhe kanellë.

Dita e parë

Dreka
Sallatë nga pjepri dhe rrushi pa fara.
E preni pjeprin dhe me lugë nxirrni sasinë ë që gjendet në mes të pjeprit. Përziejeni një lugë të madhe me lëng limoni dhe dy lugë lëng portokalli. Më pas në masën e përzier shtoni edhe pjesën që kishit nxjerrë nga mesi i pjeprit, shtoni 150 g rrush pa farad he gjithë sallatën e ktheni në hapësirën e pjeprit dhe e zbukuroni me gjethe mente.

Darka
Sallatë greke me shalqi
Preni në pjesë katrorë 300 g shalqi, shtoni një vaj ulliri me pak lëng limoni dhe përmbi radhisni djathë. Sipas dëshirës e erëzoni me dy-tre pika sos pikant.

Dita e dytë

Dreka
Pjepër grek
Përgatisni në pjatë 50 g sallatë të gjelbër dhe përmbi shtoni 300 g pjepër 40 g djathë të butë, i prerë në pjesë katrorë. Sallatës i shtoni edhe një lugë vaj ulliri dhe e zbukuroni me majdanoz.

Darka
Biftek viçi me shalqi
Në pak vaj piqni 300 g mish gjedhi me piper. E shërbeni mbi shalqirin e prerë të cilin e keni erëzuar me një lugë vaj dhe me dy apo tre pika sos pikant. Shërbejeni me shalqirin e prerë të cilin e keni erëzuar me një lugë vaj dhe me dy pikat pikante të sosit. Ushqimin mund ta zbukuroni me lëvoret e limonit.

Dita e tretë

Dreka
Gjoks pule me pjepër
Përgatitini në një enë 80 g gjoks pule të ftohtë e të copëtuar mirë dhe 300 g pjepër të ndarë në rriska. Një lugë vaj ulliri përzieni me majonezë dhe piper të bluar. Me këtë lyeni ishin e pulës dhe mund ta zbukuroni sipas dëshirës.

Darka
Pjepër me hake
Preni në katrorë 300 g shalqi dhe një kivi, shtoni mish peshku të fërguar, më së miri të llojit hake, e erëzoni me një lugë vaj ulliri dhe piper të bluar. Erëzojeni po ashtu me gjethe mente.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...