Gjurmë Shqiptare: Historia e panjohur e Isa Boletinit

Dokumentare

Gjurmë Shqiptare: Historia e panjohur e Isa Boletinit

Më: 6 prill 2019 Në ora: 21:44
Ismail Qemali dhe Isa Boletini

Ajo është padyshim një ndër fotografitë më kuptimplota të historisë shqiptare. Ismail Qemali, kryeministri i parë i Shqipërisë qëndron krah Isa Boletinit, prijësit të hekurt.

Në fakt, të dy personalitetet shfaqen me njëri-tjetrin në mjaft të tilla, e kjo nuk është një rastësi. “Plaku i Vlorës”, një diplomat i vjetër e me eksperiencë, kërkonte të tregonte në këtë mënyrë jo thjesht në atë kohë, por duke e fiksuar edhe në histori përmes këtyre fotografive, lidhjen e fortë me Isa Boletinin.

Cila është jeta e Isa Boletinit? Të fshehtat dhe të pathënat e tij? Betejat e dokumentuara, por edhe ato më pak të njohura. Si ishte Isa Boletini në planin njerëzor dhe çfarë marrëdhëniesh kishte me disa ndër figurat e kohës.

Vrasja në pabesi nga trupat malazeze dhe shumë të vërteta të tjera, shpesh të mbuluara, të gjitha këto vijnë në një dokumentar për jetën e tij, në TCH.

“Isa Boletini me kobure ishte më shume se aq”, shprehet ndër të tjera Nuri Bexheti.

“Pra këto nuk kanë të bëjnë me hapa që do ta bënin të diskutueshme figurën e Isa Boletinit”, thotë Maringlen Verli.

“Normalisht duhet të kishim edhe fotografi të tjera të momentit të mbërritjes së Isa Boletinit në Vlorë”, deklaron Niko Kotherja.

“Isa Boletini ishte i gatshëm të vdiste për shqiptarizëm, kjo është e vërteta”.

“Isa Boletini gjithmonë ka pas ardhur këtu te shtëpia jonë”, thotë Isa Shefqet Dollapi.

Ndiqni të plotë videon e dokumentarit të gazetarit Marin Mema. Si kurrë më parë zbuloni Isa Boletinin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat