Krimet serbe gjatë luftës në koumnën e Vitisë dhe pse kurrë deri më tash nuk u hap ”Dosja e Vitisë” në këtë komunë?! - Bota Sot
Krimet serbe gjatë luftës në koumnën e Vitisë dhe pse kurrë deri më tash nuk u hap ”Dosja e Vitisë” në këtë komunë?!

Dokumentare

Krimet serbe gjatë luftës në koumnën e Vitisë dhe pse kurrë deri më tash nuk u hap ”Dosja e Vitisë” në këtë komunë?!

Nga: Aziz Zuka Më: 24 maj 2019 Në ora: 14:44
Hysen Imeri, anetarë i Komisionit komunal per krimet serbe

Nga të dhënat e ofruara nga terreni në Komunën e Vitisë, rezulton se janë vrarë nga periudha prill 1999 – qershor 1999 gjithsejtë 29 persona. Ushtria serbe ku merrnin pjesë edhe ushtar rus, rumun, rom dhe grupe paramilitare, kanë vrarë shqiptarë të pafajshëm në vende të ndryshme dhe fshatra të Vitisë. Hysen Ymeri anëtar i komisionit komunal për evidentimin e krimeve të luftës shpjegon, se ka të dhëna e prova të mjaftueshme për krimet e kryera në Komunën e Vitisë.

Edhe në komunën e Vitisë, sikur edhe në të gjitha komunat tjera të Republikës së Kosovës forcat ushtarake,militare dhe paramilitare serbe kanë kryer krime nga më të rëndat ndaj popullatës së pambrojtur civile shqiptare.

Kështu,nga të dhënat e ofruara nga terreni në Komunën e Vitisë, rezulton se janë vrarë nga periudha prill 1999- qershor 1999 gjithsejtë 29 persona. Ushtria serbe ku merrnin pjesë edhe ushtarë rusë, rumunë, romë dhe grupe paramilitare kanë vrarë shqiptarë të pafajshëm në vende të ndryshme dhe fshatra të Vitisë. Lidhur me faktimin e dokumentuar të grumbulluar me të dhëna për këëto krme  Hysen Ymeri anëtar i Komisionit komunal për evidentimin e krimeve të luftës që ishte formuar menjëëher pas përfundimit të luftës .shprehet, se ka të dhëna e prova të mjaftueshme për krimet e kryera në Komunën e Vitisë.

  1. në prova dhe fakte të grumbulluara në terren shprehet ai, Forcat ushtarake serbe të ndihmuara edhe nga policia dhe grupet paramilitare si dhe mbrojtja teritoriale kishin vrarë civilë të pafajshëm, duke i djegur edhe kufomat, plaçkitur shtëpitë e tyre. Komuna e Vitisë dhe sidomos familjet e viktimave kanë bërë përgjegjës për krimet, vrasjet, rrahjet, dhunimet, plaçkitjet dhe djegiet e shtëpive ish kryetarin e Komunës Vesko Periqin, komandantin e policisë Goran Vasiq Komandantin e Mbrojtjes teritoriale Nikolla Daniq si dhe shefin e sigurimit shtetrot për Viti Jakov Jakovleviq dhe Shefin e Sigurimit shtetror për Anamoravë Bozhidar Trajkoviq-Bozha, këta akuzohen për dhënjë të urdhërave për dëbim, plaqkitje djegëje të shtëpive, rrahje, maltretime e deri në vrasjen e civilve të pafajshëm.

Nga të dhënat e ofruara nga terreni në Komunën e Vitisë, rezulton se janë vrarë nga periudha prill 1999- qershor 1999 gjithsejtë 29 persona. Ushtria serbe ku merrnin pjesë edhe ushtarë rusë, rumunë, romë dhe grupe paramilitare kanë vrarë shqiptarë të pafajshëm në vende të ndryshme dhe fshatra të Vitisë .

Prova dhe fakte nga Dosja e krimeve serbe në komunën e Vitisë

Sipas “Dosjes së Vitisë” plaçkitje të shtëpive,bizneseve, tortura fizike,vrasje janë bërë në shumicën e fshatrave të Komunës së Vitisë si në fshatin Lubishtë, Gjylekar, Sllatinë e Eperme,Verban, Sadovinë e Jerlive, Trestenik, Kabash, Devajë, Debëlldeh, Drobesh, Novosellë, Radivojc, Shusht, Smirë,Pozharan,Ramjan,Tërpezë,Beguncë,Binçë etj.Në të gjitha vrasjet forcat serbe kanë përdorur metodat më çnjerëzore, deri tek dhunimi i grave dhe vajzave të reja.

Dëshmitarët e këtyre ngjarjeve, por edhe Komisioni për hulumtimin e krimeve të luftës në Viti i kanë identifikuar si të dyshuar serbët Goran Vasiq nga Tërpeza, komandant i stacionit policor në Viti, Jakov Jakovleviçi inspektor i sigurimit shtetëror dhe tërë aparati shtetëror i sigurisë, ushtria, policia, mbrojtja territoriale si dhe njësitë paramilitare, komandanti i policisë në Viti Goran Vasiq nga Tërpeza, zëvendësi i tij Aca Angjellkoviq nga fshati Novosellë, komandanti i stacionit të policisë në Kllokot Mila nga Zhitia, komandanti i mbrojtjes territoriale për Viti, Nikolla Daniq, zëvendësi i tij Sllobodan Mihajlloviq,Stanisha Gjokiq nga fshati Novosellë. Ish kryetari i Komunës se Vitisë Vesko Periq dhe ish shefi i Sigurimit shtetëror për anamoravë Bozhidar Trajkoviq- bozha.

Dëshmitarët në të shumtën e rasteve identifikuan edhe udhëheqësit e njësive paramilitare, si Goran Maksimoviq-Truba nga Kllokoti, Zhika nga Vitia, Ivica Mlladenoviq nga Kllokoti, Bllazha nga Kllokoti. Këto grupe paramilitare kishin nofkat e tyre. Si njësi paramilitare janë identifikuar: Togu i tmerrit me ne krye me Mikica Mihajloviqin nga Pozharani,Detektivna Operativna Grupa DOG, Sveta Marinkoviq nga Kllokoti, Sreçko nga Zhegra, Lubisha Bosiq nga Mogilla. Nenadi nga Tërpeza, Dragani,automekanik nga Parteshi i Gjilanit si dhe Rambo nga Gjilani.

Togu serb i tmerrit që veproi në këtë komunë duke kryer krime

http://ferizajpress.com/wp-content/uploads/2019/04/LISTA.png

Sipas dëshmitarëve dhe sipas informacioneve që janë mbledhur nga tereni, grupi i paramilitarëve serbë i cili kontrollohej nga Ushtria serbe mbrojtja teritoriale, zullumin e kishte nisur fillimisht në fshatin Radivojc, ku serbët e njohur me nofkat “Trajku”, “Truba”, “Sveta”, “Novica”, “Dragoljubi”, “Vitku”, kishin djegur e plaçkitur 51 shtëpi,dëme te konsiderueshme, u ishin shkaktuar si Hazir Hazirit i ishte djegur shtëpia dhe punëtoria, dy argjendarëve, Hazir Haziri dhe Adem Shahini iu ishin djegur shtëpitë tërësisht,Shefqet Zeqirit katër shtëpitë dhe punëtoria. Shtëpitë u ishin djegur edhe Mustafë Zeqirit,Bajram Zeqirit, Merxhan Eminit, Shiqëri Eminit dhe Idriz Devaja

Në këtë aksion të tyre vritet edhe mësuesi Nazmi Salih Pajaziti (1945) në Radivojc, të cilin e vrasin në shtëpinë (oborrin) e Zija Pajazitit. Dëshmitarja e rastit Selvete Pajaziti thotë, se Nazmiu është vrarë nga forcat paramilitare serbe në prag të shtëpisë, ndërsa vrasja ka ndodhur në prezencën e familjes.

Masakra kriminele serbe në fshatin Gjylekar

 I njëjti grup i serbëve vazhdojnë dhunën edhe në fshatin Gjylekar (Skifteraj). Në këtë fshat vriten gjashtë persona më 15 prill 1999. Të vrarët janë, Sahide Ramadani (1940),Hatixhe Ali Mustafa (1942) e lindur në Cërrnicë, Shkurte Xhavit Sadiku (1990), Gjylekar- nxënëse, Malsore Xhavit Sadiku (1995) në Gjylekar –fëmijë, Selami Ismajli (1976), në Gjylekar, Mehmet Ismajli (1980) në Gjylekar keta dy janë vrarë e pastaj edhe janë djegur.

Sipas dëshmive Selami Ismajli dhe Mehmet Ismajli janë gjetur të djegur në odën e Danush Sadikut ku së bashku me viktimat e tjera janë varrosur në afërsi të fshatit Stubëll e Ulët. Në këtë masakër janë plagosur edhe Drenushë Xhavit Sadiku, Senihate e Ramize Ramadani si dhe Faton Ramadani i moshës 4 vjeçare,eshte plagosur rende edhe plaku Rexhep Rexhepi/ me nentë pluma në trup ku me 5 plumba që ka ende jeton/ dhe është torturuar fizikisht Sylejman Sadiku.Banoret e fsh.Gjylekar nga dhuna e ushtruar ishin të detyruar që t’i lëshonin shtëpitë e tyre dhe të dalin ne vendin e quajtur “Therrali”. Kushtet për qëndrim ishin te tmerrshme,derisa forcat paramilitare kishin plaçkitur dhe djegur shtëpitë dhe pasuritë e tyre.

Gjatë qëndrimit të tyre në mal ata kishin nevojë për ushqime e veshmbathje, por më së shumti kishin nevojë për ndihmë mjekësore, të cilën ua ofruan mjeket dr.Sadik Rashiti, dr.Jashar Ramadani, dr Rrahim Avdiu, Musli Haxhiu anasteziolog, si dhe për barnat të cilat nuk i kishin, sepse aty kishte shumë fëmijë,plaka e pleq të sëmurë. Vëllezërve te tyre në ndihmë u dolën banorët e fshatit Stubell e Epërme.

Xhavit Sadiku profesor i gjuhës shqipe të cilit në masakrën e Gjylekarit nga forcat serbe i janë vrarë dy vajzat Malësorja dhe Shkurtja thotë se janë detyruar që fëmijët e vrarë t`i lënë të shtrirë për të shkuar e për t`i marrë natën. “ , por e di që ka pasur mijëra ushtarë serbë, policë e paramilitarë atë ditë në fshat” shprehet Xhaviti.

Më 5 janar 1999 nga “Dora e Zezë” vritet ne rrugën Ferizaj –Dardani Faruk Hazir Murseli nga fshati Tërpezë i Vitisë (1978) si dhe janë plagosur rëndë Sedat Selimi (1979) dhe Ferdin Murseli (1976)

Në Fshatin e Ri,ish Novosellë, pasi paramilitarët e kishin dëbuar me dhunë popullatën, më 5 prill 1999 pushkatohet Rrustem Ilaz Zeqiri (1920). Për këtë vrasje dëshmitarët përgjegjës e kanë bërë Stanimiroviq Stojadin-dika anëtarë i shtabit të mbrojtjes teritoriale. Dika anëtar i shtabit të mbrojtjes teritoriale me gradë toger dhe Stanimir Stefanoviç.

Në fshatin Tërstenik forcat serbe më 6 prill 1999 kanë vrarë, plaçkitur e djegur shumë shtëpi dhe vrarë qytetarë te pafajshëm. Të vrarët janë : Ruzhdi Nezir Nuredini (1936) në oborrin e shtëpisë së tij, në prezencën e familjes Nazife Hamit Hajdari (1946), Sabri Salihu.

Në këtë fshat janë djegur 10 shtëpi. Dëshmitarët e gjallë për këto vrasje edhe pse të maskuar kanë arritur ta identifikojnë Vule Millosheviqin, Radovan Klaiqi inspektor në SPB e Ferizajt nga fshati Tankosiq, Lubisha nga fshati Varosh si dhe inkasantët e rrymës Zharko Gjorgjeviq nga fshati Remnik i Ri.Sipas dëshmitareve, Ruzhdi Nuredini është vrarë më 6 prill 1999 në ora 9 e 30 minuta në oborrin e shtëpisë së tij nga forcat serbe ne prezencë të familjareve.

Në fshatin Smirë, sipas dëshmitarit Nexhmedin Hetemi, ka pasur të vrarë, të plagosur dhe të zhdukur. Ky fshat kishte rezistuar mjaft. Nga forcat serbe kanë gjetur vdekjen këta persona: Ilvi Demiri, pjesëtar i UÇK-së, Mirali Ymeri, pjesëtar i UÇK-së, Skënder Salihu, pjesëtar i UÇK-së, Hebib Ymeri, pjesëtar i UÇK-së, Ramadan Kadri Berati i lindur (1954), Zylfi Sadri Agushi (1953).

Në këtë fshat është plagosur Nezir Sadiku, ndërsa janë plaçkitur dhe djegur shume shtëpi. Sipas dëshmitarëve në aksionin e vrasjes kanë marrë pjesë serbët e dyshuar si: Zharko Jokiq dhe Millosh Jokiq nga Gushica, Nenadi nga Kllokoti, Zhika Milkiq nga Binqa, Kiro Stefanoviq nga Gërmova, Peda nga fshati Gërqar.

Në fshatin Lubishtë, forcat e shumta ushtarake policore dhe paramilitare kane plaçkitur, djegur, debuar nga shtëpitë e tyre popullsinë e pafajshme dhe nga ky aksion i forcave të sigurisë serbe ka pasur të vrarë e të plagosur, e ata janë: Xhemajl Ademi, Sali Salihu, Gani Nura, Kemajl Azizi, Ramadan Riza Hajdari (1931), Hajriz Brahim Hajrizi (1947), Hajdin Veliu, Imri Idrizi, Sylbije Arif Metushi (1907), Imer Shabiu. Muhamet Muharremi i masakruar pastaj i pushkatuar, Musafë Shema, Riza Nura i moshës 70 vjeçare është gjetur i djegur.

Banorët e Lubishtës kanë identifikuar serbët e dyshuar Dragan Nikoliq me profesion stomatolog nga Gërçari i Vitisë, Zoran Angjelkoviq, Zhika Mikiqi dhe Zvonko Bociqi nga Mogilla. Hajriz Brahim Hajrizi sipas dëshmitarëve është vrarë më 16 prill 1999 derisa forcat serbe po e depërtonin popullsinë civile për në Maqedoni. Dëshmitari Ibish Hajrizi thotë se Hajrizi është ndarë nga kolona dhe është zhdukur pa gjurmë. Dëshmitarët vetëm kanë dëgjuar krismat e armëve të ushtrisë serbe, ndërsa kufoma e të ndjerit është gjetur nga familjarët pas tre muajve.

Sipas dëshmitarit Avni Hajdari, Ramadan Riza Hajdari është vrarë më 7 qershor 1999 derisa ai ishte kthyer nga Maqedonia për të shikuar shtëpinë e tij. Në Debëllde has në forcat serbe,të cilin e vrasin dhe i njejti varroset në fshatin Gërlicë. Dëshmitari Avni Hajdari ka thënë se forcat serbe janë munduar që t`i humbin gjurmët e krimit.

Edhe, Ahmet Jahi Rama (1972) është vrarë më 7 qershor 1999, duke e kaluar kufirin Kosovë-Maqedoni, tek vendi i quajtur “Kopilaq”. Në këtë fshat janë djegur 26 shtëpi.

Në Pozharan kishte mbi 20 mijë qytetarë te zhvendosur nga fshatrat e komunave tjera, si Gjilanit,Kamenicës, Ferizajt si dhe disa fshatrave te Komunës së Vitisë.Forcat e sigurisë tani me kishin vënë në shënjestër këtë fshat pas strehimit të të zhvendosurve të fshatrave tjera,neper lagjet e këtij fshati ishin torturuar plaqkitur e djegur shtëpitë si dhe ishin dëbuar se bashku me të zhvendosurit.

Nga i tërë fshati më së keqi e kishin pësuar torturën fizike Ibrahim Kurteshi se bashku me motrën e tij,doktoreshën Drita, e cila nuk kurseu asgjë nga vetja për t’i dhënë ndihme mjekësore atyre që ishin torturuar fizikisht. U torturuan Hazir Rexhep Pira, Bejtulla Halabaku, Kadri Halbaku, Raif Alidema, Sadulla Alidema, Fazli Shaqiri, Sami Halabaku, Sadik Zuka, Halit Dragobuzhda. Dëshmitarët nga ky fshat përgjegjës për këto tortura i bëjnë vëllezërit Nenad e Predrag Mirkoviq si dhe Mikica Mihajlloviqin serb lokal të këtij fshati. Nga ky fshat është pushkatuar Shefqet Ramiqi në fshatin Kabash.

Në fshatin Devajë të Vitisë, më 8 maj 1999. është vrarë Ramiz Kadri Bajrami (1945). Sipas dëshmitares Zymrije Bajrami, Ramizi është rrahur keq nga policët serbë, ku nga kjo torturë Ramizi ka vdekur.Në këtë fshat janë torturuar fizikisht Riza Sylejmani dhe Selman Imeri.

Edhe në lagjen e Shushve janë pushkatuar më 5 prill 1999 Isuf Aziz Hyseni (1936). Jakup Aziz Hyseni (1943). Për këto vrasje ka dëshmuar Mirvete Hyseni. Dëshmitarët e bëjnë përgjegjës Zoran Angjellkoviq, veterinar. Jakup Hyseni ishte i hendikepuar, të njëjtit i ishin prerë dy këmbët. Te lagja e Shushve ishin stacionuar mbrojtja teritoriale me komandant Nikolla Daniq dhe oficeret e tjerë sipas hierarkisë shih dokumentin e siguruar nga komisioni.

Në fshatin Kabash, pas dëbimit të të gjithë qytetareve shqiptarë, kishte filluar plaçkitja e pasurisë,djegia e shtëpive, ku forcat serbe kishin djegur 40 shtëpi. Janë torturuar mizorisht qytetarë te shumte e me se keqi e përjetuan familja Haxhiu, së cilës i ishin djegur 7 shtëpi, kurse u torturuan plaku Nexhip Haxhiu, ku nga plagët e marra pas një muaji kishte vdekur. Të torturuar ishin e djemtë e tij Mitati,Ramizi,Shukriu,Izeri, nipi I tij Duraku si dhe Murat Haxhiu, të cilin serbet e kishin torturuar mizorisht.

Përgjegjës për këto tortura dëshmitarët e bëjnë paramilitarin te quajtur Zhika,pronar i fabrikes per prodhimin e armatures në fshatin Drobesh i njohur per qendrime antishqiptare edhe para lufte. Gjatë këtij aksioni është plagosur Osman Osmani dhe është vrarë Shefqet Ramiqi, kurse më vonë u bë e ditur se janë vrarë Daut Zenuni nga fshati Kabash dhe Zylfi Agushi nga fshati Smirë. Janë torturuar fizikisht edhe shumë qytetarë të tjerë.Dëshmitarët Ali Ibishi dhe Nikoll Doda dëshmuan për këto ngjarje.

Në fshatin Debëllde ka pasur të plagosur, janë djegur 12 shtëpi si dhe është plaçkitur e tërë pasuria. Të plagosur më 6 dhe 30 maj 1999 janë, Ismet Ilazi (1968), Zijadin Rrahmani (1973).

Edhe në fshatin Sllatinë e Epërme ishin te vendosur mbi 20 mije qytetarë, të cilët ishin larguar nga trojet e tyre dhe kishin gjetur strehim ne Sllatinë. Të zhvendosur kishte nga Komuna e Ferizaj, Kaçanikut, Gjilanit, Kamenices, Lypjanit e Vitisë. Vendasit bënë të pamundurën që vëllezërve të tyre që t’ju dalin në ndihmë, që t’i strehojnë. Në këtë fshat ishte formuar edhe shtabi emergjent, në kuadër të së cilit gjendej edhe komisioni, i cili kujdesej për shëndetin e te gjithë atyre te cilët kishin nevojë, e qe ne fakt nuk ishin të paktë. Kontributi i qytetareve sllatinas ishte i madh dhe ajo qe vlen te veçohet ishte kontributi i mjekeve dr Farush Mjaku, dr Xhemajl Arapi e dr.Nazim Dauti.

Me 25 Maj 1999, duke filluar nga ora 09:30, forcat e shumta policore ushtarake dhe paramilitare kishin rrethuar Sllatinën e Epërme, me qellim qe t’i zhvendosin nga ky fshat jo vetëm ata qe ishin nga fshatrat tjerë, por edhe vendasit. Në këtë aksion printe inspektori i sigurimit shtetëror Jakov Jakovleviq, komandanti i stacionit policor në Viti Goran Vasiq.

Qytetarë të shumtë ishin plaçkitur, torturuar dhe më në fund dëbuar nga shtëpitë e tyre. Nga ky fshat kishte edhe të burgosur, si Avni Jashari nga fshati Banull i Komunës se Lypjanit. Ai kishte qëndruar në burgun e Gjilanit, të cilët ishin dënuar në Gjykatën Komunale në Viti, e cila ishte vendosur gjatë kohës së  luftës në shtëpinë e mallrave në katin e dytë, e kryetar i kësaj gjykate famëkeqe ishte Boshko Saviq.

Gjyqtarët Predrag Nikoliqi e Dragan Arsiqi, ky i fundit gjyqta aktual në Gjykatën Themelore Dega në Viti.

Se gjithçka ishte planifikuar, shihej se gjatë aksionit të tyre ku kishin filluar dëbimet maltretimet fizike dhe djegiet e shtëpive, keq e kishin pësuar vëllezërit Xhelal, Remzi, Fevzi e Hevzi Dauti, të cilëve u ishin djegur katër shtëpi, të cilat deri në atë kohë shërbenin si shkolla paralele për nxënësit shqiptar të fshatit. Të njëjtëve u ishte djegur edhe punëtoria dhe plaçkitur dy kamionë . Gjatë aksionit ishin torturuar rënde Islam Ajvazi, Januz Salihu, Sami Qosa, Baki Ymeri dhe Ali Aliu. Nga ky fshat është vrarë (masakruar) Saqip Hoxha., –

Në fshatin Vërban të Vitisë, pikërisht më 9 maj 1999, paramilitarët serb vranë para shtëpisë së tij Rexhep Halim Emërllahun (1972). Për këtë vrasje banorët e Verbanit publikisht patën iniciuar kallëzimin penal kundër Millosh Jokiqit nga Goshica e Vitisë dhe romit Agim Ajeti. Millosh Jokiq i udhëhequr nga paramilitarët e tjerë është përgjegjës edhe për vrasjen e Ramadan Kadri Beratit nga Smira e Vitisë (1954). Dëshmitarët, Millosh Jokiqin e bëjnë përgjegjës edhe për dhunime, rasti i Tuna Markut nga fsh.Verban plaçkitje, djegie tështëpive.

Në fshatin Germovë, me 4 Maj 1999, aty rreth orës 13:10 paramilitaret dhe forcat e tjera policore-ushtarake kishin rrethuar këtë fshat dhe aty filloi tortura plaçkitja dhe djegia e shtëpive dhe dëbimi i qytetarëve. Grupit të paramilitareve u printe Nebojsha Jokanoviq. Në këtë grup ishin Marko Radenoviq pylltar,Millosh Vaseviq,Goran Ristiq,Zoran Aleksiq,Momqillo Vaseviq Buqko Ristiq roje në fabrikën e baterive në Germove, Dushko Dinqiq, Sllavko Vaseviq, Serxhan Arizanoviq, Bora Dinqiq, Lubisha Dinqiq, Sinisha Dinqiq, Zoran Petroviq, Pera Petroviq, Nenad Petroviq, Qeda Petroviq, Dragisha Dinqiq, Nishko Dinqiq inspector i SPB-së në Gjilan, Pepi Marko Angjellkoviq, Aca i Stanojkit, Sllobon Aleksiq.

 Të gjithë këta u angazhuan që të pastrohet fshati Germovë dhe Drobesh nga shqiptarët dhe pas gjithë këtyre torturimeve ata u detyruan të nisen drejt fshatrave Sllatine e Poshtme dhe Sllatine e Epërme, ku dhe u strehuan.

Qyteti i Vitisë në këtë kohë ishte zbrazur dhe kishin mbetur disa shqiptarë të ngujuar në shtëpitë e tyre, duke mos guxuar të dalin nga shtëpitë për shkak të rrezikut se do të vriteshin.

Paramilitarët serbë të formacioneve të ndryshme filluan që shtëpitë e shqiptarëve t’i plaçkitnin e pastaj edhe t’i djegin. U plaçkit shtëpia shkollë, ku aty mësonin nxënësit shqiptarë dhe ishte objekti i shoqatës “Nënë Tereza”, ku shqiptarët merrnin ndihma mjekësore, pronari i së cilës ishte Hajriz Lubishtani.

Në fshatin Mogillë pati dëbime të shqiptareve, rrahje, maltretime dhe djegie tështëpive nga forcat paramilitare, të cilëve u printe Dragolup Zhivko Gjuziq, me nofkën “ARKANI”. Me ta ishte Zoran Kerqmaroviq, Drazha M.Koiq, Gjaja S.Nojkiq, Luba Bosiq, të cilët kishin plaçkitur, djegur e shkatërruar gjithçka që ishte shqiptare.

Bazuar në dëshminë e dëshmitarit Rajkoviq Serba nga Kllokoti, qendër e koordinimit të njësiteve paramilitare-policore ishte fshati Kllokot. Në këtë qëndronin dhe merrni urdhra edhe nga shërbimi i sigurimit shtetëror, i cili zyrat i kishte në ndërtesën e banjës së Kllokotit.

Nga aty merrnin instruksionet nga ish shefi i sigurimit shtetëror Bozha Trajkoviq. Sipas këtij dëshmitari,një grupi i paramilitareve u printe Goran Maksimoviq-Truba nga Kllokoti .

 Në këtë grup të tij ishin edhe paramilitar të tjerë si:  Bora Stankoviq, Gjoka Spasiq, Vllada Spasiq, Trajan Trajkoviq, Toma Tomiq, Qeda Maksimoviq dhe dy djemtë e tij, Rade Marinkoviq, Dragan Stojankoviq-Gane, Zhivojn Mirkoviq, Mladen Mirkoviq, mësuesi Petar, djali i tij Bobani, Gjorgje Spasiq, Simiq Gjorgje, Ilija Tasiq me djalin e tij Lubisha Tasiq, Vlade Stojkoviq, Periq Sllobodan, Mile Tasiq, Dragi Stankoviq, Zoran Svillanoviq.

 Ky grup i këtyre paramilitareve, sipas dëshmitarit kanë plaçkitur, rrahur e maltretuar shqiptarët e pafajshëm në fshatin Radivojc, Budrikë, Gjylekar Zhiti, Ballancë, Pozharan. Sipas dëshmitarit, shtëpitë e plaçkitura dhe të djegura në fshatin Radivojc e Gjylekar janë vepër e këtij grupi të cilëve u printe paramilitari me nofkën “”TRUBA””, i njohur për veprimet e tij antishqiptare edhe para lufte.

Nga dëshmitë të cilat janë mbledhur menjëherë pas luftës, e gjithë dosja atëherë i është dorëzuar avokatit Bajram Krasniqit, i cili ishte i autorizuar për të mbledhur të dhënat nga tereni lidhur me krimet e luftës, krime të cilat ishin bërë gjatë luftës nga forcat policore ushtarake të regjimit të Millosheviqit. dhe t’i procedojë pran organeve kompetente të ndjekjes.

Për habinë tonë kjo dosje asnjëherë nuk u hap,përjashtim bëjnë dy raste, si ai i Millosh Jokiqit dhe Dragan Nikolliqit, ku të njëjtëve u ishte ngritur aktakuza për krime lufte nga ish kryeprokurori i prokurorisë se qarkut z.Sabit Maliqi, i cili me këmbëngulje,profesionalizëm, guxim intelektual, mbrojti pretendimet e tij, se këta dy të akuzuar ishin kryes te veprës penale krime të luftës.

Rasti i Tuna Markut dhe Rexhep Emerllahut nga fsh. Vërban

Gjykata e Qarkut atëherë kishte në përbërje të saj edhe gjyqtare ndërkombëtarë, Millosh Jokiqit i shqiptoj maksimumin e dënimit prej 20 viteve,ndërsa Dragan Nikolliqit prej 12 vitëve. Çuditërisht, Gjykata Supreme atëherë lëndën e ktheu në rishqyrtim dhe të akuzuarit u liruan në mbrojtje në liri me kaucion falë një dokumenti të falsifikuar të lëshuar nga Drejtoria për Gjeodezi e Kataster në Viti për këtë dokument fals asnjë herë nuk u hetua,quditrisht këto raste por edhe raste të tjera.

Deri më tani këto dy raste dhe të tjerat nuk janë shqyrtua.Është një satisfaksion i familjeve të dëmtuara, se krimet e luftës nuk parashkruhen dhe herë do kurdo, kryesit të cilët tanimë dihen do të dalin para drejtësisë dhe do të marrin dënimin e merituar.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat