Hapen arkivat: Edhe Putini e ka mbështetur largimin e Millosheviqit

Dokumentare

Hapen arkivat: Edhe Putini e ka mbështetur largimin e Millosheviqit

Nga: D.G. Më: 7 tetor 2020 Në ora: 16:37
Foto ilustrim

Biblioteka Bill Clinton ka botuar një grup të ri dokumentesh nga koha e presidencës së Clinton.

Ndër dokumentet e deklasifikuara janë disa që hedhin dritë të re mbi ngjarjet në Beograd më 5 tetor 2000 dhe karakterin e tyre.

Konsiderohej se 5 tetori dhe largimi i presidentit të atëhershëm Sllobodan Millosheviq ishte çështje prapa të cilës qëndrojnë vetëm Perëndimi, Shtetet e Bashkuara dhe NATO. Tani rezulton se Rusia gjithashtu i mbështeti për këtë.

Presidenti amerikan e ka thirrur në telefon presidentin rus Vladimir Putin pas raundit të parë të zgjedhjeve në RS të Jugosllavisë, më 30 shtator 2000, dhe i ka kërkuar të fliasin për Jugosllavinë.

Më parë, në sesionin e Asamblesë së Përgjithshme të KB, ata kishin diskutuar për Jugosllavinë më 6 shtator. Clinton më pas i kërkoi Putinit që personalisht ta priste Milo Gjukanoviqin në mënyrë që t'i dërgonte një "sinjal të fortë" Millosheviqit që të mos përpiqet të sjellë ushtrinë në Malin e Zi, të vendosë gjendje të jashtëzakonshme dhe të shtyjë zgjedhjet për shkak të bojkotit të zgjedhjeve.

Clinton më pas iu drejtua presidentit rus: "Unë mendoj se është më mirë të përpiqesh që Millosheviç të largohet, por mendoj se je i vetmi person që mund ta bësh atë. Unë e di që situata është e vështirë për ju, por ajo që unë do t'ju inkurajoja të bëni është t'i dërgoni atij një mesazh privat, jo një publik, me kërkesën që dëshironi që ai të largohet dhe ta bëni të qartë se Rusia do të mbështesë vullnetin e popullit. Mendoj se duhet thënë publikisht. Më duket se kemi një zgjedhje midis një tranzicioni të dhunshëm dhe një paqësor...."

Në bisedën e gjatë telefonike, transkriptin e të cilës e ka botuar nw twrwsi gazeta beogradase "Danas", ndër tjera Putin thotë edhe këtë:

"Është koha e duhur që Millosheviqi të largohet nga skena. Unë dua që të jetë e qartë se ne nuk po devijojmë nga asnjë drejtim në bashkëpunim me ju si partneri ynë. Por doja që ju ta dini se është koha e duhur që ai (Millosheviqi) të largohet nga skena. Nuk jam i sigurt se ai do ta bëjë këtë," përfundoi presidenti rus.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat