Mitet serbe dhe shumëllojshmëria e shfarosjeve dhe fshehja e tyre nga Serbia

Dokumentare

Mitet serbe dhe shumëllojshmëria e shfarosjeve dhe fshehja e tyre nga Serbia

Nga: Abas Fajzullahi Më: 11 janar 2022 Në ora: 18:42
Nga shpërnguljet e detyrueshme të popullates gjatë viteve 1998-1999

Që nga ekzistenca e Serbisë, hierarkia kishtare serbe me të gjithë përgjegjësit e KOS(Kisha Ortodokse Serbe), kanë vepruar në vazhdimësi për jetësimin e ëndrrës së tyre për të krijuar Serbinë e madhe, në hapësirat e pushtuara të trojeve të popujve tjerë jo serb në hapësirat e Ballkanit dhe mbajnë përgjegjësin për të gjitha krimet dhe shfarosjet gjatë pushtimeve që frymëzim e këshillim, por edhe urdhra kanë pasur prej tyre që është dëshmuar në vazhdimësi deri më tani se:

KOS s’ka të bëjë asgjë me Ungjillin, por e ka përdorur atë si mbulojë për t’i fshehur veprimet e saja kriminale dhe shfarosëse ndaj popujve tjerë jo serb, tue përkrah me përkushtim politikën e shtetit serb!

Ka mjaft të dhëna e dëshmi si nga e shkuara por edhe në ditët e sotme se : Sa herë në kisha janë lutur e kanë folur popët, pa vonesë, kanë vjellw zjarr topat.

Sa herë në kisha janë lutur e kanë folur popat, pa vonesë, kanë vjellur zjarr topat.

Image
Nga manastiri i Cetinjës dëgjohet: Kur ushtria në Kosovë kthehet-…(Në shqip A.F.)

E kur topat kanë pushuar, në territoret e shkatërruara e të pushtuar,nga ushtria çetnike serbe, drejtuar nga politika e shtetit dhe KOS, në vazhdimësi janë bërë e kryer plaçkitjet, vrasjet, dhunimet, dëbimet dhe shfarosjet në masë të popujve tjerë jo serb..! Ndërsa popat serb nëpër kisha kanë festuar dhe pa fije turpi e ndërgjegje njerëzore, të gjitha këto mizori të kryera nga Serbia jo vetëm që s’i pranojnë sot e kësaj dite, por, Hierarkia kishtare serbe bashkë me udhëheqësit e politikës dhe shtetit serb shpërndajnë ankesa me shkrim gjithandej botës se serbët janë në rrezik për shfarosje(gjenocid) dhe për këtë fajtor janë viktimat që vet i ka shkaktuar Serbia me luftërat e bëra në hapësirat e Ballkanit!

Për fatin e keq të popujve të dëmtuar nga pushtimet Serbe, Gënjeshtrat, mashtrimet dhe propaganda serbe, se Serbia është mbrojtësi i Krishterimit perëndimor, se për të mbrojtur Krishterimin është viktimizuar në vazhdimësi dhe ka luftuar e lufton në vazhdimësi ka depërtuar dhe ka pasur shumë sukses në të gjitha periudhat historike por edhe tani s’i pranojnë shfarosjet e kryera në Kroaci, Bosnje dhe Kosovë!

Mitet dhe gënjeshtrat serbe të shpërndara dhe të pranuara..!

Gënjeshtra të shumta të shkruara e shpërndara në tërë botën, rreth Mitit serb për Kosovën si djep i Serbisë !

Por, e vërteta qëndron tërësisht ndryshe, për këtë, ka mjaft të dhëna e dëshmi se :

Serbët janë ardhacak në Kosovë, pas pushtimeve Serbe dhe Malazeze dhe kryerjes së shfarosjeve në masë të shqiptarëve, kanë bërë dëbime e shpërngulje me dhunë e kryer spastrime etike, është bërë popullzimi(kolonizimi) me djepa mbi shpinë, me fëmijë kopila serb e malazez, që i kanë sjellë nga Serbia e Mali i Zi dhe i kanë përkundur në shtëpitë e shqiptarëve të vrarë e të djegur edhe për së gjalli të mbijetuarit nga lufta pushtuese e ushtrisë Serbe dhe Malazeze. Kopilave të sjellë nga Serbia e Mali i Zi, tue i përkundur në shtëpitë e shqiptarëve të vrarë, djegur e dëbuar gjatë luftërave pushtuese e pas pushtimeve, vazhdimisht i kanë mashtruar, gënjyer se shtëpi,ara, fusha, kullosa e male janë të tyre por që vazhdimisht duhet pasur kujdes për ti ruajtur ato nga shqiptarët që i kanë përshkruar si plaçkitës, hajna, dhunues e vrasës!

Gënjeshtra e madhe e përsëritur qe më tepër se 600 vite është dëshmi se Gënjeshtra për Serbët është pasuri e trashëgimi kryesore nacionale dhe këtë e përsërisin në vazhdimësi për të bindur veten e tyre dhe të tjerët se edhe Betejën e Kosovës më 1389 që e kanë humbur e festojnë si fitore. Këtë gënjeshtër e përsërisin ende sot e kësaj dite kryesisht KOS dhe Shteti Serb!

Organizimi i Tubimit më 28 qershor 1989 nga KOS dhe Shteti Serb me emrin Jugosllavi që drejtohej nga Serbia, zyrtarisht quhej MITINGU NË GAZIMESTAN afër Prishtinës në Kosovën e pushtuar nga Serbia.

Dy vite më parë në tërë Kosovën organizoheshin dhe mbaheshin tubime serbe që quheshin mitingje, ku me fjalimet e tyre euforike të zjarrta e me ndjenja nacional shoviniste serbo-çetnike, mbanin fjalime popa e politikaj udhëheqës e pushtetar serb, aktor, shkrimtar, fotograf e gazetar që shkruanin e propagandonin për rrezikimin e serbëve në Kosovë,se janë të frikësuar e kërcënuar nga nacionalistët dhe iridentistët shqiptarë dhe po shpërngulen për në Serbi për të gjetur siguri!

Të njëjtat tubime e fjalime pastaj filluan ti organizonin e mbanin në tërë Jugosllavinë Federative, për të jetësuar Serbinë e bashkuar(unike) siq e quanin për të fshehur qëllimun kryesor për krijimin e Serbisë së Madhe.

«Desimir Jeftiqi kryetar i Qeverisë serbe, duke folur në akademinë solemne në Beograd, më 26 qershor 1989, vlerësoi se”miti i Kosovës është më i fuqishëm se e vërteta historike”. Për Zhika Radojloviqin, një ndër kuadrot udhëheqëse serbe, kjo është ”lufta për historinë botërore ».[1]

Më, 28 qershor 1989 në manifestimin e organizuar në Gazimestan fjalën kryesore e kishte Sllobodan Millosheviqi. Sipas disa vlerësimeve, në këtë manifestim përkujtimor kushtuar 600 vjetorit të Betejes së Kosovës që festohej nga serbët si fitore, ndërsa e vërteta historike dëshmon se ka qenë humbje. Sipas disa të dhënave të Mikel Ndrecës ishin të pranishëm midis 700.000 deri në 800.000 pjesëmarrës kryesisht serbë nga të gjitha viset e Jugosllavisë dhe kurbeti, ndërsa në disa mjete të lajmërimeve përmendet edhe numri prej 1.5 milion pjesëmarrës.

Në Mitingun e Gazimestanit mori pjesë e tërë udhëheqja partiake dhe shtetërore e Serbisë, delegacionet nga republikat dhe krahinat Jugosllave, përfaqësuesit e APJ, gjenerali Velko Kadijeviq etj, dhe rreth 50 diplomat të huaj, Ambasadori i SHBA-së Warren Zimmermanndhe Ambasadorët e Komunitetit Europian që takoheshin rregullisht, morën të njëjtin vendim që të mos marrin pjesë, shkruan mes tjerash në vijim në librin e tij “BURIMET E NJË KATASTROVE” fq.20 Warren Zimmermann:

« ... Shumë shpejt pas kësaj apoteoze të nacionalizmit serb dëgjova një fjalë nga miqtë serb gazetar, se Milosheviçi ishte zemruar në mua. Më than se ai mendonte që unë e kisha organizuar bojkotimin nga Perëndimorët, duke e shfaqur veten kështu si antiserb. Milosheviçi kishte mundësi të merrte dëshmi se kjo nuk ishte e vërtetë, me që policia sekrete serbe do t’i kishte parë regjistrimet e bëra nga spiunazhi jugosllav për bisedimet e mia telefonike me kolegët diplomatë. Megjithatë Milosheviçi nuk pranoi të takohej me mua derisa m’u bë afër një vit qëndrimi në këtë vend. »[2]

Nga fjalimi i Sllobodan Millosheviqit ku mes tjerash mund të veçohen dy gjëra me shumë rëndësi që dëshmojnë më vonë pasojat tragjike nga luftërat e shkaktuar po nga vet ai :

1. « Trimëria e Kosovës tani qe 6 shekuj e frymëzon krijimtarinë tonë, e ushqen krenarinë tonë dhe nuk lejon të harrojmë se dikur kemi qenë ushtri e madhe e guximshme dhe krenare, njëra nga të rrallat, edhe pse humbi, mbeti e pamposhtur. »

2. « Gjashtë shekuj më vonë, pikërisht sot, përsëri jemi në beteja. Nuk janë këto beteja të armatosura edhe pse as të tilla nuk përjashtohen ».[3]

« Mirëpo fjalimi i Millosheviqit në Gazimestan i mbolli mbi 260.000 varre në hapësirën e ish Jugosllavisë. Sepse, vetëm dy vjet pas këtij fjalimi në Gazimestan, shpërtheu lufta e përgjakshme në Jugosllavi. Në gazimestan Serbia e humbi edhe një betejë. »[4]

Sipas sjelljeve të popëve dhe udhëheqësve të Serbisë edhe tani po sillen njësoj si në kohën e Millosheviqit që sjelli gjakderdhje dhe tragjedi në hapësirat e Ballkanit s’është për t’u habitur se janë pasardhës të tij dhe me të njëjtën melodi këndojnë edhe këngët e njejta që bëjnë thirrje për pushtime dhe shfarosjen e shqiptarëve dhe boshnjakëve... dhe bashkësia ndërkombëtare e BE bënë se gjëja s’po sheh e s’po ndien si në të kaluarën!

Përmes gënjeshtrave dhe propagandës Serbia që ka shpërndarë nëpër botë ka pasur përkrahje nga disa shtete të Europës perëndimore (sidomos në Francë, Britanin e Madhe dhe në Amerikë) gjatë Luftës së Parë Botërore. Serbia paraqitet si një vend i përkushtuar për liri e moralitet, siç e thekson një ekspert amerikan mbi Kosovën Thomas A. Emmert:

Image
Faksimil i faqeve 232-233 nga libri Serbia Hyjnore

Qëndron ende një e vërtet e hidhur që në botë shumë pakë studiues e din të vërtetën për të gjitha llojet e shfarosjeve që Serbia i ka kryer në Ballkan ndaj popujve tjerë jo serb në përgjithësi po edhe ndaj shqiptarëve, sepse i ka fshhur ato me të gjitha mjetet e mundshme në veçanti përmes shkrimeve dhe botimeve të artikujve dhe librave me plotë gënjeshtra dhe shpifje dhe shpërndarjen e tyre përmes përfaqësive diplomatike dhe formave tjera në tërë botën..!

Kudo në botë ku bëhet ndonjë luftë,në lajmet botërore përmes fotografive dhe filmimeve nga gazetarët e ndryshëm nga terreni i luftimeve apo edhe pas kryerjes së luftimeve gjatë armëpushimeve mbledhin të dhëna dhe lajmërojnë lexuesit e shikuesit përmes gazetave dhe televizioneve të ndryshme institucionale dhe private për pasojat dhe tmerret e luftërave dhe shfarosjeve të kryera!

Mirëpo krimet më të rënda dhe shumëllojshmëria e shfarosjeve në masë shpeshherë ka ndodhur gjatë marrëveshjeve për armëpushim siç ka ndodhur në Bosnje dhe Kosovë ku Serbia shfarosjet e planifikuara i ka kryera gjetë armëpushimit dhe është kujdesur për fshehjen e tyre tue shkatërruar gjurmët e krimit apo fshehur ato..në mënyra nga më të ndryshme!

Për llojet e shfarosjeve (gjenocideve) në vazhdimësi që Serbia i ka kryer ndaj shqiptarëve pas përfundimit të luftërave të bëra dhe gjatë ushtrimit të pushtetit pas pushtimit,në veçanti që nga viti 1878-1999 shumë pakë është bërë e ditur në botë sepse shumë nga këto shfarosje janë kryer pas përfundimit të luftërave pushtuese serbe, gjatë jetësimit të pushtetit në mënyrë të heshtur e të fshehura nga vet pushteti:

Image
Nga shpërnguljet e detyrueshme të popullates gjatë viteve 1998-1999

Disa prej mënyrave dhe llojeve të shfarosjeve në heshtje me plane dhe programe afatgjata

Marrja e tokave nga shqiptarët dhe dhënia si dhuratë ardhacakëve serbo malazez,

Tatimi - taksa për pasuritë e palëvizshme dhe të lëvizshme,

Marrja e drithit nga hambarët e mielli nga magjja...Kërcënimet përmes URISË për nënshtrim,

Detyrim me dhunë e kushtëzime i ndërrimit të besimit- Fesë.

Pengesat dhe ndalimi i shkollimit në gjuhën anëtare,

Dëmtimi i varrezave,

Shpërnguljet e detyrueshme,

Pengesat në punë dhe marrja e të drejtës për të punuar,

Largimi nga vendet e punës me dhunë,

Keqtrajtimet, burgosjet, plagosjet, helmimet dhe vrasjet gjatë: Kundërshtimeve(demonstratave) gjatë shpalljes së Gjendjes së jashtëzakonshme - shtetrrethimit dhe aksionit për mbledhjen e armëve,

Gjykime dhe dënime të sajuara për vepra të pa bëra…etj.,

Keqtrajtimet dhe vrasjet gjatë shërbimit ushtarak etj.

 

[1] Mikel Ndreca, 87 Vjet terror dhe gjenocid shtetëror (1912-1999) faqe 262

[2] Po aty

[3] Nga fjalimi i Sllobodan Millosheviqit në Gazimestan, 28 qershor 1989.

[4] Mikel Ndreca, 87 vjet terror dhe gjenocit shtetror (1912-1999), faqe 262

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat