Shqiptarët e Ukrainës, akuzojnë kohën e Stalinit!!

Dokumentare

Shqiptarët e Ukrainës, akuzojnë kohën e Stalinit!!

Më: 15 prill 2022 Në ora: 12:54
Foto ilustrim

Kujtime të hidhura për banorët e fshatit Taz në Deveneskoe të Ukrainës! Brenda telave të varrezave gjendet edhe një lëndinë prej qindra ari. Aty nuk ka varreza dhe bari gati se është rritur deri në gjunjë. Ndonjë kryq i drurit , në të rrallë, të përkujton se edhe kjo sipërfaqe është e destinuar për varrezat. Pa pyetur fare, duke e parë se na ra në sy ky detaj, Mihajli zbulon një histori të hidhur të fshatit Taz.

Ka edhe këtu të varrosur…dhe fillon rrëfimin për ngjarjen tragjike të para 60 vjetëve (60+29)(udhëpërshkrimi është bë në gusht të vitit 1993) kur në këtë vend ishin vrarë 1000 veta. Por e vërteta për këtë ngjarje deri vonë kishte qenë e fshehur. “Thoshin se është çuma ( kolera) që kjo botë të vdesë, por kjo nok klinka kështu. Ata botë i hedhkan të gjallë në këtë baltë.

Po ne këtë nok a dinim. Tashti kur u bë sloobodna (e lirë) Ukraina, tashti na thanë drejtë. Ata donë të na unishtitin ( likuidojnë), na mos ishim hiç në jetë. Qysh dëften ime mamo dhe botë pleq, këtu janë edhe ime tatë, ime totë( baba dhe tezja), këtu janë edhe imë pesë ulshuro. Ata nuk na dashkan neve në këtë baltë, imi të gënjurë( gënjyer), . Por neve na gënjenin. Kjo u bë në kohën kur ishte Stalini, në motmot 1933! Ecnin nëpër fshat, kush kishte një cërkë bukë, kush kishte një cërkë viq na merrnin, të mos ketë ç’të hajë vdisnim botë. Mamo më dëftente, vajta në Kladovë të marr një cërkë bukë, kush kishte një cërkë mill, nga mbrapa ngarend i jetë, vëllai thotë vdekka.

Ajo nuk vjen prapë, mbet të marrë një cërkë miell jatër të mos vdesë. Ajo nok e paska të vëllanë kur e sollën këtu dhe e hedhkan në këtë baltë të mos vdesin të tjerët fëmijë. Unë ndoshta nuk shqipton (kuptoj) mirë si tantë, por kush dilingon neve desha të tregoj se ata neve deshën të na bënë fiziçeski unishtozhe (likuidojnë fizikisht). Botës tanë atje ku na dilingojnë, desha të tregoj drejt se ata në deshën të na likuidojnë.

E tashti tantë botë, nga një cërkë nga një cërkë e gjetën të vërtetë se Stalini tantë botë deshi të na unishtatë (likuudojë). Mirëpo ynë fshat, ngadal, u bë i madhë, tani ka dyqind e dyzet oborre, nga to shtëdhet procent (70%) janë nga tantë botë, janë albancë. Ju deshët të të dëftenim se nga ardhkan këtu tanët botë? Unë këtu jam i vgjendur. Por unë oçin (shumë) dua të shohë tantë botë (dhe tregon me gisht nga qielli) qysh, rron, dhe i gllazut jamë qysh ju shoh ju këtu. Jona gjak është një gjak.

Gjer të vdes bëjë sktabi (uratë) për tantë botë, për motra dhe vllezër tantë. Unë skrabi gjer sa të jemi gjallë, deri sa të jetë kjo baltë. Ç’i mund t’ju them? Ju e shihni këtë poljanë (fushë) këtu të gjithë të mbulut të tantë botë, në vitë 1933. Fshati tanë ishte nga tantë botë, pastaj këtu sollnë preselencë (ardhacak). Ç’u desh kjo punë, dhe ku do klahesh” Në fund përmes kamerës, duke dalë prej teme, porositi: “Ç’ti themi tanës botë që më shikon mu në ekranët? Ne jemi të mirë botë, të bukra botë, sa të ronëm në këtë baltë nok do të haron. Sa të rreh ime zemër, dhe sa të zallahit për ju të mirë kuvendë. Mirë që u pamë dhe u bëmë një, rojtëm bashkë ca ditë.

Ta dinë të gjithë albancët se na të gjithë kemi një gluhë, kemi një gjak” Mbetemi tepër të kënaqur që bëmë inçizimet dhe bisedat shumë të frytshme për reportazhet tona kurse në mbrëmje jemi të ftuar në gosti në shtëpinë e Mihailit…….Pasi ra terri i dendur, ne vendosëm të shkojmë deri në fshatin fqinjë, Gjorgjevkë (Gjandran) që të takohemi me kryetarin e tij, Vito Gregoreviçin…..aty kishte edhe të tjerë njerëz që ishte rastësi për neve. Festonin ditëlindjen e dhëndrit të tyre dhe në oborr kishin shtrua tavolinën me peshq të fërguar dhe vodkën e paevitueshme……..! rrugëtimi vazhdon…..)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat