40 Firmëtarët e Shpalljes së Pavarësisë dhe kabineti i Ismail Qemalit

Dokumentare

40 Firmëtarët e Shpalljes së Pavarësisë dhe kabineti i Ismail Qemalit

Nga: Agim Jazaj Më: 29 nëntor 2022 Në ora: 10:35
Ismail Qemali, kryeministri i Parë i Shqipërisë

28 Nëntor 1912 - 28 Nëntor 2022

e Flamurit në Vlorën Heroike, Pavarësia e Vendit dhe themelimi i Shtetit shqiptar, nga themeluesi Ismail Qemali, u realizua pas përpjekjeve të mëdha dhe luftës heroike më: 28 Nëntor të vitit 1912, dhe u njoh nga Konferenca e Ambasadorëve të Londrës, e mbajtur më 17 dhjetor të vitit 1912.

"Në Vlonë më 15/28 të Vjeshtës së Tretë 1328/1912

Pas fjalëvet që tha z. Kryetar Ismail Kemal beu, me të cilat tregoi rrezikun e math në të cilin ndodhet sot Shqipëria, të gjithë delegatët me një za venduan që Shqipëria më sot të bahet në vete, e lirë e mosvarme".

Akti i shpalljes së pavarësisë, u nënshkrua më 28 Nëntor të vitit 1912 në Vlorë, i formuluar në deklaratën e posaçme në dy gjuhë.

Pjesa shqip u hartua nga Luigj Gurakuqi dhe në gjuhën turke nga Ismail Qemali, dhe e shkruar nga Shefqet Dajiu.

Dokumenti i shkruar me dorë dhe i nënshkruar nga delegatët e Kuvendit.

Në fillim tetorin e vitit 1912 perandoria Osmane ra në Luftën e Parë Ballkanike, dhe kur shqiptarët u ndodhën në momentet më tragjike të historisë së tyre! Udhëheqësia e perandorisë Osmane ishte në vështirësitë e krijuara më së shumti nga koalicioni i krijuar midis Serbisë, Malit të Zi dhe Greqisë, se sa nga vështirësitë brenda vetes.

Në Shqipëri, pothuajse forcat pushtuese kishin kapitulluar dhe vetëm në Janinë e Shkodër, forcat turke ishin prezente!

Vendi ishte mjaft i rrezikuar. Në ato rrethana historike të vendit, Ismail Qemali u kthye në Shqipëri dhe më 28 Nëntor të vitit 1912, u mblodhën në Vlorë, në Ansamblenë Kombëtare, e përbërë prej 83 anëtarësh, të cilët shpallën Pavarësinë Kombëtare të Shqipërisë.

Delegatet e pavarësisë kombëtare

Në kuvendin e shpalljes së Pavarësisë, i mbajtur në Vlorë më 28 Nëntor deri në 7 dhjetor të vitit 1912, morën pjesë nga gjithë Shqipëria, por dhe nga viset shqiptare përfaqësues, delegatët të atij Kuvendi ishin:

BERAT:

Sami Vrioni

Ilias Vrioni

Taq Tutulani

Dud Karbunara

SKRAPAR

Xhelal Koprencka

MALLAKASTËR

Hajredin Cakarani

LUSHNJE

Qemal Bej

Frederik Vokopola

Nebi Sefa

DIBËR:

Myfyt Vehbi Dibra

Sherif Efendi

OHËR-STRUGË:

Zyhdi Bej

Dr Myrteza

Nuri Sojlliu

Hamdi Beu

Mustafa Baruti

Më vonë edhe delegatët për MATIN:

Dervish Hima

Ahmet Muhtar Beu,

Riza Bregu

Kurt Aga

DURRËS:

Për Tiranën

Abas Efendi

Mustafa Aga

Jahja Ballhysa

Dom Nikoll Kaçorri

Abdi Toptani

SHIJAK:

Murad Toptani

Xhemal Deliallisi

Ymer Hafizi-

Ibrahim Efendi

KRUJË

Abdi Toptani

Mustafa Kruja

KAVAJË:

Abdi Toptani

ELBASAN:

Shevqet Dai

Lef Nosi

Qemal Karaosmani

Mid’hat Frashëri

Dervish Bej

PEQIN:

Mahmut Kaziu

GRAMSH, TOMORRICË

Ismail Qemali

GJIROKASTËR

Aziz Efendiu

Elmaz Efendiu

Myfyt Libohova

Petro Poga

Jani Papadhopullos

Hysen Efendi Gjirokastra

PËRMET:

Syrja Vlora

Mid’hat Frashëri

Veli Këlcyra

TEPELENË:

Myfyt Libohova

Fehmi Efendi

Kristo Meksi

Aristidh Ruci

Për ÇAMËRINË:

Veli Gërra

Jakup Vesjel Margëlliçi

Haziz Tahir Andonati

Rexhep Demi

KORÇË:

Pandeli Cale

Thanas Floqi

Spiro Ilua

POGRADEC

Hajdar Blloshmi

KOSOVË

Rexhep Bej

Bedri Bej

Sali Gjuka

Mid’hat Frashëri

PLAVË, GUCIJE, PEJË, JAKOVË:

Muhamet Pasha

Isa Boletini

Riza Bej Jakova

Ajdin Draga

Dervish Ipeku

Zejnel Ipeku

Qerim Ipeku

SHKODËR:

Luigj Gurakuqi

VLORË:

Ismail Qemali

Zihni Abaz Kanina

Aristidh Ruci

Qazim Kokoshi

Jani Minga

Eqerem Vlora

KOLONIT SHQIPTARE:

(koloni e Bukureshtit

Dhimitër Zografi

Dhimitër Mborja

Dhimitër Berati

Dhimitër Ilua

FJALIMI I ISMAIL QEMALIT, MBJATUR NË DITËN E SHPALLJES SË PAVARËSISË

“Oh! Sa të lumtur që e ndiej vehten sot, që shoh, këtu në Vlorë, kaqë burra Shqipëtarë të mbledhur tok, tuke pritur me kureshti e padurim përfundimin e kësaj mbledhjeje historike, për fatin e Atdheut tonë të dashur.

Plot me gaz e me lot ndër sy, nga mallëngjimi, pra, po dal këtu para jush që t’ju gëzoj me sihariqin e madh, se sot, edhe këtë minutë, Kongresi çpalli mëvehtësinë e Shqipërisë, tuke lajmëruar gjithë botën mbarë për këtë punë e duke më ngarkuar mua kryesin’ e qeveris së përkohshme të Shqipërisë së lirë.

Porsi ëndër më duket ky ndryshim i madh i vendit t’onë, që hoqi e voi të zezat e të lirit pesëqind vjet me radhë ndënë sundimin turk, por që tani në kohët e fundit, ishte gati të jepte shpirtin përgjithënjë, të shuhej e të çfarrosej krejtësisht nga faqia e dheut, këjo Shqipëri, që, dikur, shkëlqente nga trimërija e pashoqe e bijve të saj; kjo Shqipëri, që kur i kërcënohej rreziku Europës nga pushtimet e Turqisë, ndënë kryetrimin e pavdekur të saj, Skënderbejnë, u bë porta e hekurtë kundra sulmeve më të tërbuara të sulltanëve më t’egër që ka pas Turqija.

Mirëpo, desh Zoti, që me punën, me trimërinë dhe guximin e pashoq të Shqipëtarëvet, sot e tutje të marrin fund mjerimet dhe vuajtjet e Atdheut t’onë, sepse, këtu e kështu, jemi të LIRË të PAVARUR dhe MËVEHTE, prandaj: qeshni e gëzoni!

Për t’ia arrijtur kësaj dite të bardhë e të madhe, na ka ndihmuar gjaku i dëshmorëvet dhe puna e vlefshme e patriotëve t’anë dhe e të gjithë shokëve që muarrnë pjesë në këtë mbledhje dhe e të gjithë juve, që tani po ju gufon zemëra nga gazi i madh që ndieni; mirëpo mbledhja si më plak që jam, m’a ngarkoi mua Ngritjen e shënjtë të shënjës t’onë Kombëtare, të flamurit t’onë të ëndërruar e të dashur (nxjerr Flamurin, të cilin e ka të vendosur në një shtizë hekuri, natyrisht të vogël, dhe të pshehur nën pallto dhe passi e mba një sekondë në dorë e ngul në shtyllat e ballkonit. Shqiptarët, posa e shohin Flamurin thërrasin me gëzim e me zë të lartë: Rroftë Flamuri, Rroftë Shqipërija e Lirë).

Ja, pra, ky është Flamuri Ynë i kuq e me shqiponjën dykrenare të zezë në mest.

Dhe tani, të gjithë bashkë, si një trup i tërë dhe i pandarë, le të punojmë për t’a mburuar, për t’a përparuar e për t’a qytetëruar si i ka hije Atdhenë t’onë të Lirë.

Tuke përfunduar, s’më mbetet gjë, veçse t’i drejtoj një lutje Zotit të Madh, që, bashkë me bekimet e Tij që i lipij të na japë për të qenë të denjë të kësaj dite, të pranojë që këtej e tutje të jem unë dëshmori më i parë i Atdheut, ashtu siç pata nderin dhe fatin që të jem i pari ta puth e ta bëj të valvitet i Lirë.

Flamuri i ynë, n’atdhenë t’onë të lirë.

Rroftë Flamuri!

Rroftë Shqipërija!”

4O Firmëtarët e aktit të shpalljes së Pavarësisë, 28 Nëntor 1912

Në Vlorë më 28 Nëntor 1912, u mblodh Kuvendi Kombëtar, nga ku Ismail Bej Vlora, me 83 Delegatët shpalli Pavarësinë e Shqipërisë

Në shpalljen e Pavarësisë morën pjesë 83 delegatë, nga të gjitha trevat shqiptare dhe 40 prej tyre nënshkruan Aktin e Pavarësisë:

Ismail Qemal Bej Vlora (1844-1919)

Ismail Qemali ishte edhe nënëshkruesi i parë i Aktit të Pavarësisë, me Siglën: Ismail Kemal, në të cilën formulohej: “Në Vlonë më 15/28 të Vjeshtës së Tretë 1328/ 1912. Dhe pas fjalëve të tij, duke nënëvizuar rrëzikun e madhe që i kanosë vendit gjithë delegatët me një za venduan që Shqipëria më sot të bahet në vehte, e lirë e mosvarme”.

Gjithashtu Ismail Qemal bej Vlora, u zgjodh edhe kryeministër Qeverisë së Përkohshme.

Dom Nikollë Kaçorri (1862-1917)

Në vitin 1905-1907, gjatë kryengritjes së Kurbinit bëri misionarin midis popullsisë dhe administratës osmane.

Gjithashtu ishte edhe Përfaqësues i krahinës së Durrësit në Kuvendin Kombëtar të Vlorës, ku dhe u zgjodh nënkryetar i qeverisë së përkohshme.

Firmosi Deklaratën e Shpalljes së Pavarësisë me siglën: “Kaçorri”.

Vehbi Dibra Agolli (1867-1937)

Mori pjesë në Kongresin e Dibrës, në vitin 1909, dhe mbështeti alfabetin me shkronja latine të Kongresit të Manastirit.

Më 28 nëntor të vitit 1912 ishte në krye të delegatëve të Dibrës, merr pjesë në Kuvendin Kombëtar të Vlorës, ku dhe u zgjodh kryetar i Pleqësisë.

Në organizmin e kryengritjes shqiptare, të vitit 1913 kundër pushtimit serb në zonën e Dibrës, ka luajtur një rol të rëndësishëm.

Jorgji Karbunara – Bab Dud Karbunara (1842-1917)

Jorgji Karbunara ishte përfaqësues i Beratit në Kuvendin Kombëtar të Vlorës, dhe firmosi Deklaratën e Shpalljes së Pavarësisë me siglën “J. Karbunara”.

Në këtë Kuvend, ai u zgjodh edhe anëtar i Pleqësisë.

Njihej gjithashtu edhe për hapjen e shkollave shqipe në Berat.

Elmas Boce (1850-1925)

Në vitin 1880 mori pjesë në organizimin e degës së Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, në qytetin e Gjirokastrës.

Gjithashtu kontribuoi për hapjen e shkollës shqipe të Gjirokastrës “Lirija”. Dhe në nëntor të vitit 1912, u zgjodh delegat i Gjirokastrës në Kuvendin e Vlorës, ku firmosi Aktin e Shpalljes së Pavarësisë me siglën “Elmas Boce”.

Qazim Kokoshi (1882-1945)

Në Kuvendin e Gërçes në vitin 1911, zgjidhet Delegat i Vlorës. Mori pjesë në kuvendin e Vlorës në nëntor 1912, dhe firmosi Aktin e Pavarësisë me siglën “Qazim Kokoshi”.

Jani Minga (1872-1947)

Ndër nismëtarët e hapjes së Klubit Patriotik “Labëria” dhe të shkollës së parë shqipe në Vlorë, në vitin 1908.

Në nëntor të vitit 1912 u zgjodh delegat i Gjirokastrës për në Kuvendin e Vlorës, ku dhe firmosi Deklaratën e Shpalljes së Pavarësisë me siglën “J. Minga”.

Rexhep Mitrovica (1888-1960)

Mori pjesë si delegat i Pejës në Kuvendin Kombëtar të Vlorës, njeri nga nënshkruesit e deklaratës së Pavarësisë, dhe ndër themeluesit e Partisë Kombëtare (1914), anëtar i Komitetit “Mbrojtja Kombëtare të Kosovës”.

Dhimitër Tutulani (1875-1937)

Zgjidhet delegat i Beratit në Kuvendin për në Kuvendin Historik të Vlorës, në Nëntor të vitit 1912 dhe nënshkroi Deklaratën e Pavarësisë, me siglën “Dh. Tout.”.

Abas Dilaveri (Çelkupa) (1850 – 1926)

Gjatë viteve 1905-1907, u lidh dhe bashkëpunoi me Dom Nikoll Kaçorrin. Dhe priti në Durrës Ismail Qemalin, të cilin bashkë me delegatët e shoqëruan për në Vlorë, ku dhe mori pjesë në mbledhjen e parë të Kuvendit të Vlorës, si Delegat i Durrësit, dhe firmosi me siglën: “Abas Dilaver”.

Shefqet Dajiu (1882-1946)

Zgjidhet si përfaqësues i Elbasanit në Kuvendin historik të Vlorës; për shpalljen e Pavarësisë Kombëtare në nëntor të vitit 1912 dhe ndër Firmëtarët e Aktit me siglën “Shefqet Daji”.

Xhelal Koprencka (1876-1919)

Ndër Nismëtarët e njohur për çeljen e shkollave shqipe në vitin 1908 në Skrapar.

Zgjidhet gjithashtu edhe delegat i Skraparit për në Kuvendin e Vlorës dhe ishte një ndër 40 firmëtarët e këtij Akti.

Deklaratën e Pavarësisë e nënshkroi me siglën “Xhelal Ko.”.

Hajredin Cakrani (1860-1940)

Bashkëpunoi ngushtë me klubet atdhetare “Labëria” të Vlorës dhe të Filatit, në vitet 1908-1909. U zgjodh delegat i Mallakastrës për në Kuvendin historik të Vlorës, në nëntor të vitit 1912, ku dhe firmosi Deklaratën e Pavarësisë me siglën “Hajredin Cakrani”.

Pjesëmarrës dhe në luftën e Vlorës, kundër pushtuesve italianë, në vitin 1920.

Iljaz Vrioni (1882-1932)

Zgjidhet delegat i Beratit për në Kuvendin historik të Vlorës, në nëntor të vitit 1912, nënshkroi Deklaratën e Pavarësisë, me siglën “Iljas Vrijon”.

Murad Toptani (1867-1918)

Poeti, publicist; Murat Toptani mori pjesë në Kuvendin historik të Vlorës si delegat i Tiranës dhe firmosi Deklaratën e Pavarësisë me siglën “Murad Toptani”.

Luigj Gurakuqi (1879-1925)

Pjesëmarrës në Kongresin e Manastirit (1908), ku u zgjodh edhe anëtar komisioni për njehsimin e alfabetit.

Pjesëmarrës në kryengritjen e malësorëve të Mbi Shkodrës dhe bashkë hartues me Ismail Qemalin i Memorandumit të Greçës. Në Kuvendin e Vlorës për shpalljen e pavarësisë, si përfaqësues i Shkodrës, firmosi Deklaratën e Pavarësisë nën siglën “Luz Gurakuqi”, dhe në Qeverinë e Ismail Qemalit u zgjodh Ministër i Arsimit.

Spiridon Ilo (1876-1950)

Ai shoqëroi Ismail Qemalin gjatë udhëtimit: Trieste-Durrës-Vlorë. Gjithashtu merr pjesë edhe në Kuvendin historik të Vlorës, në nëntor 1912, ku dhe firmosi Deklaratën e Shpalljes së Pavarësisë me siglën “Spiro T. Ilo”.

Thanas Floqi (1884-1945)

Ishte, një gjuhëtar, botues, kompozitor dhe jurist. Pjesëmarrës në Kuvendin historik të Vlorës, për shpalljen e Pavarësisë Kombëtare më 1912, dhe ndër firmëtarët e Shpalljes së Pavarësisë me siglën “Thanas V. Floqi”.

Lef Nosi (1873-1946)

Në Vlorë, ditën e shpalljes së Pavarësisë, nëntor 1912 ishte delegat i Elbasanit në Kuvendin e Vlorës, dhe ndër firmëtarët e Deklaratës për Shpalljen e Pavarësisë me siglën “Lef Nosi”. Gjithashtu në qeverinë e Ismail Qemalit, Lef Nosit i caktohet edhe detyra e ministrit të Postë- Telegrafës, gjithashtu u ngarkua edhe me detyrën e Anëtarit të delegacionit shqiptar, pranë Konferencës së Paqes në Paris.

Nuri Sojliu (1870-1940)

Një ndër mbështetësit e njohur të Kongresit të Elbasanit, si dhe të Manastirit, ku mbështeti alfabetin latin të gjuhës shqipe. Gjithashtu në nëntor të vitit 1912, u zgjodh delegat i Strugës në Kuvendin e Vlorës, ku firmosi Deklaratën e Shpalljes së Pavarësisë me siglën “Nuri”.

Ferit Vokopola (1887-1967)

Midis firmëtarëve të aktit të Pavarësisë ishte edhe Ferit Vokopola në nëntor të vitit 1912, si delegat i Lushnjes në Kuvendin e Vlorës, i cili firmosi Deklaratën e Shpalljes së Pavarësisë me siglën “M. Ferit Vokopola”.

Ymer Deliallisi (1873-1944)

U zgjodh si delegat i Shijakut në Kuvendin e Vlorës në Nëntor të vitit 1910, ku dhe firmosi Deklaratën e Shpalljes së Pavarësisë me siglën “Ymer”.

Në vitin 1920, përfaqëson nënprefekturën e Shijakut në Kongresin e Lushnjes, ku edhe zgjidhet senator.

Xhemal Deliallisi (1880-1941)

U zgjodh delegat i Shijakut në Kuvendin e Vlorës, në nëntorin e vitit 1912, dhe ku e firmosi Deklaratën e Shpalljes së Pavarësisë me siglën “Xhemmalydin bej”.

Gjithashtu në vijim ngarkohet edhe me detyra në Qeverinë e Përkohshme të Vlorës....

Mustafa Merlika Kruja (1887-1958)

Ishte përfaqësues, delegat i Krujës dhe mori pjesë në Kuvendin Kombëtar të Vlorës më 28 nëntor 1912, firmosi Aktin e Pavarësisë kombëtare, me siglën “Mustafa Asim Kruja” ku u zgjodh dhe anëtar i Pleqësisë. U caktua nënprefekt në Vlorë dhe më pas sekretar i parë i Qeverisë së I. Qemalit

Abdi Toptani (1864-1942)

Organizoi në vitin 1902 kryengritjen e armatosur të malësorëve të Shëngjergjit e të Shupalit; kundër administratës osmane.

Në Kuvendin e Vlorës ai firmosi Aktin e Pavarësisë me siglën “Abdi”, dhe u zgjodh ministër i Financave në Qeverinë e parë shqiptare.

Veli Harçi (1850-1914)

Një veprimtar i klubit patriotik të qytetit, të Gjirokastrës dhe përfaqësoi Gjirokastrën në Kuvendin e Vlorës, ndër 40 firmëtarët e Aktit, i cili firmosi me siglën “Veli Harçi”.

Nebi Sefa (1861-1942)

Ishte ndër pjesëmarrësit në kryengritjen e përgjithshme të viteve 1911 dhe 1912.

Dhe Nëntor të atij vitit 1912 ai u zgjodh delegat i Lushnjes për në Kuvendin e Vlorës, ku dhe nënshkroi Aktin e Pavarësisë me siglën “Nebi Sefa Lushja”.

Mit’hat Frashëri (1880-1949)

Mit’hat Frashëri mori pjesë në Kongresin e Manastirit, më 1908 nga ku e zgjodhën edhe kryetar i Kongresit dhe nënkryetar i Komisionit të hartimit të alfabetit.

Në Kuvendin e Vlorës, Frashëri ishte delegat i Elbasanit dhe firmosi Aktin e Pavarësisë me siglën “Mid’hat Frashëri”.

Dhe në qeverinë e Ismail Qemalit, zgjidhet ministër i Punëve të Përgjithshme.

Zihni Abas Kanina Hamzaraj (1885-1957)

Mori pjesë në kryengritjen e përgjithshme të vitit 1911.

Në Kuvendin e Vlorës, si delegat i Vlorës, firmosi në Aktin e Pavarësisë me siglën “Zihni Abbas Kanina”.

Qemal Karaosmani Elbasani (1875-1949)

U zgjodh delegat i Elbasanit në kuvendin e Vlorës më 1912 dhe u caktua të shoqëronte Ismail Qemalin nga Durrësi për në Vlorë. Firmosi Aktin e Pavarësisë kombëtare, me siglën “Qemal Elbasani”.

Sali Gjuka (1876-1925)

Mori pjesë si përfaqësues nga Kosova dhe delegat i Pejës, Gjakovës, Plavës e Gucisë, në shpalljen e pavarësisë kombëtare dhe firmosi Aktin me siglën “Salih Gjuka”.

U zgjodh këshilltar i Pleqësisë.

Dhimitër Berati (1888-1970)

Si delegat i kolonisë shqiptare të Bukureshtit, mori pjesë dhe firmosi Aktin e Pavarësisë së 28 nëntorit 1912, nën siglën “D. Beratti”

Dhimitër Mborja Emanoil (1884-1945)

Më 28 nëntor 1912, firmos Aktin e Pavarësisë me siglën “Dh Emanuel” në emër të kolonisë së Bukureshtit.

Në shkurt 1915 zgjidhet këshilltar pranë shoqërisë së “Komunitetit Ortodoks Shqiptar të Bukureshtit”. Më 1924 mbështet qeverinë e Nolit. Ishte kundër regjimit komunist.

Dimitër Zografi (1878-1945)

U zgjodh delegat i kolonisë shqiptare të Bukureshtit, për të marrë pjesë në Shpalljen e Pavarësisë.

Më 28 nëntor 1912 firmosi vendimin e Pavarësisë me siglën “Dimitri Zografi”.

Pandeli Cale (1879-1923)

Drejtoi çetat e zonës së Korçës, në Kryengritjen e Përgjithshme 1910-1912. Merr pjesë në mbledhjen e Bukureshtit të 5 nëntorit 1912 dhe shoqëron Ismail Qemalin për në Shqipëri.

Më 28 nëntor 1912, si delegat i Korçës, firmos Aktin e Pavarësisë me siglën “Pandeli Cale”.

Zgjidhet anëtar i qeverisë së parë shqiptare.

Bedri Pejani (1885-1946)

Delegat në Kongresin e Dytë të Manastirit (1910) dhe sekretar i Komitetit të Kosovës (1918-1924).

Në nëntor 1912, mori pjesë si përfaqësues i Plavës, Gucisë, Gjakovës dhe Pejës, në mbledhjen e Vlorës dhe firmosi Aktin e Pavarësisë me siglën “Bedri Pejan”.

Qemal Mullaj (1881-1966)

Mori pjesë në Kuvendin historik të Vlorës, më 28 Nëntor të vitit 1912 dhe firmosi Aktin e shpalljes së Pavarësisë me siglën “Qem. Mullaj”.

Dr. Myrteza Ali Struga (Dibra) (1876-1937)

Dr. Myrteza Ali Struga, së bashku me Zyhdi Ohrin dhe Nuri Sojliun, u zgjodhën delegatë të Ohrit e Strugës; për në Kuvendin e Vlorës, ku dhe firmosi Aktin e Pavarësisë me siglën “Dr. H. Myrteza Aliu”.

Aristidh Ruci (1875-1950)

Ishte ndër pjesëmarrësit në kryengritjen e përgjithshme të vitit 1911. Gjithashtu dhe delegat i Vlorës në Kuvendin që shpalli pavarësinë dhe firmosi Aktin me siglën “A. Ruci”.

Zyhdi Ohri (1872-1938)

Mori pjesë në veprimtarinë e Lidhjes Shqiptare të Pejës gjatë viteve 1898- 1900, dhe në nëntor 1912, i zgjedhur si delegat i Ohrit, në Kuvendin e Vlorës dhe firmëtar i Aktit të Pavarësisë, me siglën “Zuhdi Ohri”.

*Në të njëjtën kohë, në vijim më; 4 dhjetor të vitit 1912, u shpall edhe qeveria e përkohshme, e përberë prej:

1-*Ismail Qemali: Kryetar i Qeverisë

dhe ministër i Jashtëm

2-*Nikoll Kaçori: Nënkryetar i qeverisë

3-*Luigj Gurakuqi: Ministër i Arsimit

4-*Petro Poga: Ministër i Drejtësisë

5-*Myfyt Libohova: Ministër i Brendshëm

6-*Mehmet Dërvalla- Gjen: Ministër i Luftës

7-*Abdi Toptani: Ministër i Financave

8-*Pandeli Cala: Ministër i Bujqësisë

9-*Mid’hat Frashëri: Ministër i Punëve Botore

10-*Lef Nosi: Ministër i Postë-Telegrafës

ISMAIL QEMAL- BEJ VLORA

1844-1919

Kryetar i Qeverisë dhe ministër i Jashtëm

Ismail Qemali është me origjinë nga Kanina, i lindur në qytetin e Vlorës, në një familje patriotike, në vitin 1844. Ai vazhdoi rrugën e jetës, duke ëndërruar dhe arsimuar në gjimnazin “Zozimea” të Janinës.

Për mbi 4 dekada ai ka qenë pjesë e administratës së lartë në perandorinë Osmane, deri dhe në disa pozicione të larta zyrtare si: guvernator i shtetit në disa shtete, sekretar i përgjithshëm i ministrisë së jashtme, etj.

Gjatë veprimtarisë së tij, bashkëpunoi dhe ideoi frymën progresive dhe emancipuese të shoqërisë dhe qeverisjes dhe për rrjedhojë të kësaj veprimtarie e internuan për 7 vjet.

Në vijim të veprimtarisë së tij, në vitin 1900, u arratis nga Turqia dhe u kthye në vendin e tij, në Shqipëri dhe nisi bashkëpunimin e bashkëveprimin me atdhetar të vendit, nga e gjithë harat shqiptare, duke e bërë prezente edhe në kancelaritë europiane gjendjen e rëndë të Shqipërisë dhe mundësimi e bashkëveprimi për të nxjerrë vendin nga pushtimi!

Veprimtaria e tij patriotike, nisi në koordinim me disa nga bijtë e vendit, nga e gjithë harta shqiptare. Bashkëpunëtorët e tij të ngushtë, të zgjedhurit e kohës ishin: Luigj Gurakuqi, Isa Boletini, Aqif Pasha, Hasan Prishtina, duke e shtrirë bashkëpunimin dhe rritur numrin e bashkëpunëtorëve, të atdhetarëve edhe më!

Në paralemntin turk e ngriti me zë të fortë ndalimin e veprimtarisë dhe synimet e shovinistëve dhe kërkoi prej parlamentit turk të drejtën dhe lirinë e Shqipërisë, për të vetëvendosur; për fatet e vendit të tyre!

Ismail Qemali ishte pjesëmarrës edhe në Mbledhjen e Bukureshtit, e zhvilluar në 5 Nëntor të vitit 1912, dhe më pas në konferencën e Vjenës, nga e cila garantoi përkrahjen e Austro-Hungarisë.

Dhe nga Triste, zbret në Durrës, dhe niset për në Vlorë, ku u organizua Kuvendi Kombëtar për Shpalljen e Pavarësisë Kombëtare të Shqipërisë...

Dhe më 28 Nëntor të vitit 1912, organizoi Kuvendin e Flamurit dhe vendosi të drejtën e tij për formimin e Qeverisë së Përkohshme, e cila u formua më 4 dhjetor të vitit 1912.

Qeveria e përkohshme e Vlorës, funksionoi për 14 muaj dhe mundi të krijonte qetësimin dhe qartësimin e situatës së vendit, zmbrapsjen dhe luftimin e shovinistëve si dhe ringritjen e ekonomisë së vendit dhe të arsimimit!

Vitet e fundit të jetës për themeluesin e shtetit shqiptar, Ismail Bej Qemali, ishin të vështira, të cilat i kaloi në disa vend të Europës, për arsyet e kundërshtimit të tij të hapur, mos pranimin e copëtimit të vendit, tjetërsimin e kufijve të Atdheut të shtrenjtë dhe të shenjtë!

NIKOLL KAÇORRI

1862-1917

Nënkryetar i Qeverisë

Nikoll Kaçorri ishte një ndër delegatët dhe firmëtarët që nënshkroi aktin e shpalljes së Pavarësisë Kombëtare. Dhe nga formimi i qeverisë së Vlorës, zgjidhet edhe nën kryetar i Qeverisë.

Ai lindi në fshatin Krej të Lumës, dhe nisi shkollim e tij në shkollën e Troshanit në Lezhë!

Ka marrë pjesë edhe në Kongresin e “Manastirit” dhe për këtë akt, u arrestua nga autoritetet otomane.

Ai ishte ndër atdhetarët, të cilët pritën me dashamirësi e mbështetje ardhjen e Ismail Qemalit në Durrës.

Nikollë Kaçorri lindi në vitin 1893 dhe nisi studimet e larta në degën teologji-filozofi si dhe për magjistraturë. Dhe në përfundimin e studimeve, caktohet në dioqezën e Durrësit. Edhe në pozicionin e fetarit; Nikoll Kaçorri nuk e ndante ëndërrimin dhe aksionin kurrë nga veprimtaria e tij atdhetare që i buronte nga shpirtmadhësia, duke u radhitur ndër të parët dhe organizatorët e shoqërive atdhetare të kohës si: “Vllaznia”, e “Bashkimi” përgjatë viteve 1907-1909.

Shpesh ai përplasej edhe midis klerikëve të ndryshëm ortodoks, duke u shprehur në arsyetimet e tij: “Të predikojmë në gjuhën shqipe, sepse Zoti na dëgjon edhe shqip”- i cili u përgjigjej gjatë debatimeve.

As Nikollë Kaçorri nuk mundi t’i shpëtonte degdisjes, largimit nga vendi i tij. Kështu ai në vitin 1914, emigroi dhe vendoset në Vjenë...

Dhe prej andej, u largua edhe nga jeta patrioti Kaçorri më 29 maj të vitit 1917, të cilin e përcollën me nderime për në botën tjetër, i mbetur edhe në këtë botë, komuniteti shqiptar i vendosur në Vjenë.

Edhe Nikollë Kaçorri, ka lënë veprën e tij në shpalljen e Pavarësisë dhe krijimin e qeverisë së parë Shqiptare!

LEF NOSI

1876-1945

Ministër i Postë-Telegrafës

Në përbërjen e Qeverisë së Pavarësisë, u zgjodh si ministër i Postë-Telegraf; Lef Nosi,

Lef Nosi ishte bir i Elbasanit, dhe kish lindur po aty në vitin 1876 nga një familje tregtar e pasur.

Studimet e shkollës së mesme i kreu në Greqi, Athinë. Gjithashtu po aty kreu dhe 2 vite të shkollës mjekësore për degën e farmacisë. Duke u rikthyer në vendlindjen e tij, në Elbasan në vitin 1909 Lef Nosin e zgjedhin për drejtimin e klubit “Vllazëria”. Veprimtaria te tij Atdhetare binte në sy dhe frymëzonte bashkëqytetarët e tij, duke krijuar edhe shoqërinë “Vllazëria”. Ndërsa aksioni i tij vijoi në vitin 1910, kur botoi edhe gazetën “Tomorri” e cila ishte një shkëndijë që ndezi gjithë mendjet, shpresat dhe zemrat e njerëzve, për të luftuar e fituar Lirinë dhe pavarësinë e vendit. Duke publikuar aftësinë dhe zotësinë e tij, ai merr pjesë edhe në Kongresin e Arsimit të Elbasanit, duke ndikuar e ndihmuar edhe për hapjen e shkollës: Normale të Elbasanit, një shkollë e njohur dhe me emër!

Gjithashtu ai bashkëpunonte dhe botonte edhe në gazetën “Liria” të Selanikut, duke qenë si korrespodent i asaj gazete për Elbasanin.

Por, aktiviteti i tij nuk mundi të mos binte në sytë e otomanëve e për rrjedhojë; regjimi e arreston patriotin Lef Nosi dhe e dënojnë me burgim, deri në marsin e vitit1911. Ai mori pjesë edhe në aktin Historik, Shpalljen e Pavarësisë, në Vlorë më 28 Nëntor të vitit 1912, si delegat dhe ndër firmëtarët e atij Akti Historik. Dhe me formimin e qeverisë së Përkohshme, më 4 dhjetor të vitit 1912 Lef Nosi zgjidhet ministër i Postë- Telegarfës. Po, ashtu ai ishte pjesëmarrës edhe në Qeverinë e Durrësit në vitin 1918. Ai mori pjesë edhe në Konferencën e Paqes në Paris, në vitin 1919-1920

Po ashtu njihet edhe për botimet në 12 fletore, përmbledhjen: “Dokumente Historike” në vitin 1924-1925.

Gjithashtu ai është edhe autor i “Këngë Kombëtare”

Dhe në vitin 1945 ndërroi jetë.

MITD’HAT FRASHËRI

1880-1949

Ministër i Punëve Botore

Një ndër pinjollët e Frashërllinjve, bir i Abdy Frashërit, ishte edhe Mid’hat Frashëri, i lindur në Janinë, një ndër firmëtarët dhe pjesë e Qeverisë së Ismail Qemalit, duke i ngarkuar detyrën e ministrit të Punëve Botore.

Kur u lirua nga burgu ati i tij Abdyli, familja e tyre u vendosën në Stamboll. Aty i biri, Mid’hati nisi edhe shkollimin, me përkrahjen e xhaxhallarëve të tij. Qysh i ri në moshë shpalosi edhe talentin e krijuesit të pendës, ku dhe nisi bashkëpunimin me revistën “Albania” të Faik Konicës. Duke e vazhduar rrugën e frymëzimit dhe të krijimtarisë Mid’hati, hapi dhe një bibliotekë, të cilën e pagëzoi “Lumo Skëndo”. Ndërsa në Selanik, në vitin 1908, ai botoi për herë të parë edhe gazetën “Liria”.

Në vitet 1910-1912, ishte ndër promotorët në lëvizjet Kombëtare-Shqiptare!

Mori pjesë edhe në hartimin e Alfabetit në Manastir.

Ai mund të botonte gazetën “Dituria” në Bukuresht.

Në aktin e shpalljes së Pavarësisë, më 28 Nëntor të vitit 1912, zgjidhet delegat, ishte dhe ndër firmëtarët, i zgjedhur edhe si ministër i Punëve Botore!

Ndërsa qeveria e Vidit e emëroi Mid’hat Frashërin si ministër i Postave dhe Punëve Botore. Më pas, në vitet e trazirave, ai u detyrua, dhe u largua nga vendi, duke u vendosur në Itali, Bullgari dhe Zvicër.

Në veprimtarinë e tij krijuese bëjnë pjesë dhe botimet e librave: “Popullsia e Epirit”, “Hi dhe Shpuzë”, “Pritmi i Shqipërisë”.

Mori pjesë edhe në zhvillimin e Konferencës së Paqes në Paris, në vitin 1918

Dhe në vitet 1923- 1926 Mid’hat Frashëri caktohet ministër Fuqi Plotë i Shqipërisë në Republikën e Greqisë.

Në atë kohë, ai protestoi mjaft ashpër për gjenocidin grek, për shkuljen e popullsisë çame nga trojet e tyre.

Gjatë viteve të Luftës së Dytë Botërore, në vend ai krijoi organizatën e Ballit Kombëtar. Gjatë zhvillimeve të atyre viteve, në vitin 1944, sërish largohet nga vendi i tij dhe vendoset në Londër, ku dhe atje nuk e ndali veprimtarinë e tij Atdhetare Shqiptare, duke drejtuar Komitetin “Shqipëria e Lirë” në kryeqytetin e Anglisë, Londër.

Më pas atdhetari shkon e vendoset në Nju Jork, dhe aty nisi të botonte gazetën “Flamuri”!

Në vitin 1949 Mid’hat Frashëri ndahet nga jeta, duke lënë pas gjithë atë kontribut dhe vlerë për vendin!

PANDELI CALE

1874-1923

Ministër i Bujqësisë

Në qytetin e Korçës lindi Pandeli Cale, pjesë e qeverisë së Vlorës, e vitit 1912, si dhe ministër i bujqësisë.

Ai kreu studimet në Liceun e Misirit të Egjyptit, dhe kthehet në Atdhe, vendlindjen e vet në vitin 1897, ku e zgjodhën Sekretar i Shoqërisë: “Lidhja Ortodoksiste ndë Korçë”. Gjithashtu ai u angazhua në themelimin e shkollave shqipe si dhe krijoi bandën Muzikore “Liria”! Më pas edhe Pandeliu nisi rrugët e emigrimit nëpër botë duke shkuar në Rumani, me kokën pas për t’u kthyer sërish në vendin e tij dhe u bë ndër organizatorët dhe pjesëmarrësit aktiv gjatë luftimeve të zhvilluara në Korçë e në Çamëri.

Zhvillimet e reja të kohës e përfshinë në Korrikun e vitit 1912, duke shkuar në Vlorë për krijimin e çetave në Vlorë, Mallakstër dhe Berat. Ai nënëshkroi edhe memorandumin e Gërçes.

Ishte dhe një ndër organizatorët e Mbledhjes së Bukureshtit, ku dhe u zgjodh për në Kuvendin Kombëtar të Pavarësisë- Vlorë, i zgjedhur si delegat i Korçës.

Në qeverinë e Ismail Qemalit, u zgjodh: Ministër i Bujqësisë, Industrisë dhe Tregtisë. Gjatë zhvillimit të Luftës së Parë Botërore u largua nga vendi dhe u vendos në Bukuresht, Ukrainë dhe Zvicër për pak vite. Në vitin 1919 caktohet në detyrën e Prefektit të Korçës dhe zgjidhet deputet në vitin 1921. Bashkë me Fan S. Nolin dhe Hil Mosin, morën pjesë në Lidhjen e Kombeve, të Gjenevës.

Pandeli Cale ndërroi jetë pas një sëmundje më 5 gusht të vitit 1923, në Selanik, ku ishte për kurim dhe u kthyen eshtrat e tij për t’u prehur në vatanin e tij, vendlindjen- Korçë, më 5 gusht të vitit 1925.

MEHMET DËRRALLA

1843-1918

Ministër i Luftës

Bir i Tetovës, lindi në vitin 1843 në Gradec. Nisi startimin e jetës së tij në Stamboll, ku filloi punën në garnizonet e Anadollit, dhe pas studimeve dhe fitimin e një konkursi, vazhdoi studimet në Akademinë e Shtatmadhorisë. Pas mbarimit të studimeve caktohet Komandant i Xhandarmërisë në Bagdat.

Në vijimin e karrierës së tij ngarkohet me detyra të rëndësishme si në; Armatën e Selenikut, në Siri, etj.

Në vitin 1878, kur u krijua Lidhja Shqiptare e Prizrenit, ishte i ngarkuar me detyrën e Komandantit të Forcave Ushtarake të zonës; Tetovë-Gostivar! Gjatë udhëtimit në jetën e tij, në vitin 1900 ndodhet në vendlindjen e vet, ku dhe zgjidhet si një ndër përfaqësuesit, prijës të Lidhjes së Pejës.

Dhe pas dështimit të Lidhjes, internohet në Bagdad, ku qëndroi për 8 vite atje. Kthehet në vendlindje dhe më 5 Korrik të vitit 1908 ishte me pjesëmarrësit në zhvillimin e Kuvendit të Ferizaj, si dhe u përfshi në kryengritjen gjatë viteve 1908-1912, dhe shquhej si strateg ushtarak.

Në Dibër takohet me Isa Boletinin dhe nisen së toku për të marrë pjesë në Kuvendin Kombëtar, Shpalljen e Pavarësisë, në Vlorë. Me formimin e Qeverisë së Ismail Qemalit, i ngarkohet detyra e ministrit të Luftës, në kabinetin Qeveritar. Gjatë detyrës së ministrit formuloi edhe platformën e Qeverisë dhe milicisë shqiptare.

Gjatë kthimit për në Kosovë, arrestohet dhe burgoset në burgjet shoviniste në Beograd dhe Podgoricë.

Ai ndërroi jetë në vendlindjen e tij, në vitin 1918.

PETRO POGA

1850-1944

Ministër i Drejtësisë

Petro Poga, bir i Erindit- Gjirokastrës, ka lindur në vitin 1850. Vazhdoi studimet në gjimnazin e Janinës dhe në vijim vazhdoi fakultetin e Drejtësisë, në Universitetin e Stambollit. Njihet edhe si një ndër themeluesit e gazetës “Drita”, e botuar në kryeqytetin e Perandorisë turke. Pas disa vjet qëndrimi dhe shkollimi jashtë vendit, rikthehet në vendlindjen e tij, qytetin e Gjirokastrës, duke qënë pjesë e themelimit të klubit atdhetar “Drita”. Madje duke e zgjedhur edhe si kreun e tij.

Në vitin 1912, viti i pavarësisë Kombëtare, zgjidhet edhe delegat e Pavarësisë. Dhe në qeverinë e përkohshme që u formua fill pas shpalljes së pavarësisë, zgjidhet edhe ministër i Drejtësisë i Qeverisë së Vlorës!

Dhe një vit më pas caktohet kryetar i Gjykatës së lartë Shqiptare. Në gjithë veprimtarinë e tij qeverisëse u shqua për inteligjencën e tij dhe duke kontribuar, hartuar edhe rregulloret për vendimmarrjet e qeverisë, veçanërisht të atyre në fushën e drejtësisë dhe të legjislaturës, duke mbajtur edhe autorësinë e tij si ”Kanunit të Dëmeve” dhe “Kanunit të Zhuriës”.

Ndërsa në qeverinë e princ Vidit, e cila u vendos në Durrës, u caktua Ministër i Financave.

Në qeverinë e mbretërimit, të Zogut punoi, bashkëpunoi dhe hartoi me njerëz të drejtësisë legjislacionin shqiptar dhe të Kushtetutës në vitin 1928, duke marrë modelin europian.

Vitet e fundit të jetës së tij i kaloi në vendlindje-Erind, ku hapi edhe bibliotekën e vet me 24 000 tituj.

Në shtatorin e vitit 1944, u nda nga jeta, duke mbetur i përjetshëm për kontributin dhe vlerat e tij të çmuara, në shërbim të Atdheut!

MYFID LIBOHOVA

1867-1927

Ministër i Brendshëm

Ishte ministër i brendshëm i Qeverisë së Ismail Qemalit, i lindur në Libohovë të Gjirokastrës dhe i shkolluar qysh në mësimet e mësme në shkollën e Janinës dhe në vijim vazhdoi dhe përfundoi studimet për Drejtësi në Stamboll.

Në perandorinë Otomane kreu detyra të larta. Në vitin 1908 u zgjodh deputet i Parlamentit Otoman, në zonën e vet, të Gjirokastrës dhe mbrojti kryengritjet e shqiptarëve.

Ai mori pjesë në Kuvendin Kombëtar për Shpalljen e Pavarësisë, të Vlorës, si përfaqësues i Gjirokastrës. Dhe në kabinetin qeverisë ngarkohet me detyrën e ministrit të Brendshëm. Gjithashtu mori pjesë në Londër për mbrojtjen e kufijve të vendit. Edhe në luftimet e organizuara nga shovinistët si në; Kurvelesh, Llogara, e Himarë, mori pjesë duke dhënë kontributin e tij, atdhetar. Në mars të vitit 1914 ngarkohet me detyrën e ministrit të Drejtësisë dhe më pas Ministër fuqiplotë në Romë, si përfaqësues i diplomacisë shqiptare.

Ai u nda nga jeta në vitin 1927, duke lënë pas veprën e tij atdhetare, si dhe botimin e disa librave me përmbajte politike.

ABDI TOPTANI

1864-1942

Ministër i Financave

Bir i Tiranës, lindi në vitin 1864 në një familje atdhetare dhe pasanike. Në personalitetin e tij Ishin mpiksur mjaftë mirë: Pasura dhe atdhetaria, duke u zgjedhur edhe në Qeverinë e Ismail Qemalit, më 3 dhjetor të vitit 1912, si ministri i Financave.

Ishte ndër nismëtarët dhe kundërshtarët e parë të kryengritjeve anti-osmane, të zhvilluara në Shëngjergj dhe në Shënpal.

Në Shkup, në vitin 1927, zhvilloi bisedime me Hasan Prishtinën; për të vazhduar kryengritjet edhe në Kosovë, kundër regjimit Otoman!

Ai ishte edhe ndër pritësit e Ismail Qemalit në nëntor të vitit 1912, në Durrës dhe u nis së bashku me të tjerë bashkatdhetar për në Vlorë.

Ishte dhe ndër firmosësit e aktit të Pavarësisë dhe me krijimin e Qeverisë, u zgjodh si Ministër i Financave. Dhe në Qeverinë e Princ Vidit më 1914, zgjidhet ministër. Më pas largohet nga vendi dhe vendoset në Zvicër.

Në vitin 1920, në Kongresin e Lushnjes zgjidhet anëtar i Këshillit të Naltë.

Abdi Dobdani u nda nga jeta në vitin 1942, po jo i ndarë nga historia e vendit dhe jo nga kujtesa kombëtare!

LUIGJ GURAKUQI

1879-1925

Ministër i Arsimit

Një emër i ndritur, i ndrin historisë Shqiptare, qysh me themelimin e shtetit shqiptar, ngritjen e flamurit në Vlorë dhe pjesëmarrjen e tij në qeverinë e Ismail Qemalit, si ministër i Arsimit; Luigj Gurakuqi.

Ai lind në qytetin e Shkodrës, në një familje inteligjente dhe atdhetare.

U arsimua dhe u formua, duke kryer studimet e larta në universitetin e Napolit, të Italisë.

Veprimtaria e tij publike dhe politike startoi në vitin 1906, duke iu përkushtuar atdheut të tij në “Lëvizjen për Çlirimin Kombëtar”, të shoqëruar me aksionin e tij të çmuar; kryengritjen popullore, në veri të vendit.

Në vitin1908, Gurakuqi gjithashtu mori pjesë edhe në “Kongresin e Manastirit”, dhe një vit më vonë, u zgjodh si drejtues i shkollës “Normale” të Elbasanit. Ndërsa në vitin 1911, duke vazhduar aksionin e tij atdhetar, së bashku me Ismail Qemalin, hartuan Memorandumin e Gërçes.

Luigj Gurakuqi mori pjesë edhe në Mbledhjen e Bukureshtit, si dhe në Kuvendin e shpalljes së Pavarësisë.

Ndërsa me themelimin e Qeverisë së Vlorës, ai u zgjodh edhe sekretar i përgjithshëm i qeverisë dhe njëkohësish ministër i Arsimit.

Ai njihet si ministri i parë që vendosi edhe arsimin e detyrueshëm për bijtë dhe bijat shqiptare, qysh at’here.

Ndërsa në vitin 1918, ai ishte pjesë edhe në “Konferencën e Paqes të Parisit”, duke dhënë e mbetur si një ndër themeluesit edhe të arsimit shqiptar, me kontribute të shquara dhe të shënuara fortë nga brezat, si në fushën e gjuhësisë dhe të letërsisë, qysh me çeljen e shkollave të gjuhës shqipe.

në Bari të Italisë, në vitin 1925, dhe mbetet i pa vdekshëm, i gdhendur si gjithë qeveritarët e parë të vendit, në historinë e Shqipërisë dhe të skalitur në kujtesën shqiptare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat