12 qershori në histori

Dokumentare

12 qershori në histori

Më: 12 qershor 2016 Në ora: 07:54
George W. Bush dhe George H. Bush

1665-Kur, pas një gjysmë shekulli në Manhatan, kolonët holandezë braktisën fshatin e tyre Nju-Amsterdam, kolonët anglezë hynë me të shpejtë dhe e riemëruan vendbanimin, Nju-Jork.

1867-Formohet Perandoria e Austro-Hungarisë. Ajo njohu dy shtete të pavarura të bashkuara nën një monark dhe shpalli të drejta të barabarta për hebrenjtë brenda kufijve të saj.

1924-Në Milton, Masaçusets, lindi George H. Bush, president i 41 i Shteteve të Bashkuara, babai i presidentit të 43, George W. Bush. Xhorxh Bush, Plaku njihet për paralajmërimin e krishtlindjeve që u dha zemër dhe shpresa shqiptarëve: “Në rast të konfliktit në Kosovë të shkaktuar nga veprimi serb, Shtetet e Bashkuara do të jenë të përgatitura për të përdorur forcën ushtarake kundër serbëve në Kosovë dhe në Serbi.” (letër dërguar Millosheviçit më 25 dhjetor 1992). Më 2007 në Tiranë, në vizitën historike, Xhorxh Bush, i Riu do të shpallte: “Më mirë herët se vonë ju duhet të thoni mjaft është mjaft, Kosovë e pavarur”.

1942-Anne Frank merr si dhuratë një fletore-ditar për ditëlindjen e saj të 13, dhe fillon të hedhë në të mendimet e përditshme. Anne Frank kishte lindur në Frankfurt am Main në vitin 1929. Familja u largua në Holandë në vitin 1933, kur Hitleri erdhi në pushtet. Frankët ishin hebrenj.

1964-Në Afrikën e Jugut; aktivisti kundër aparteidit Nelson Mandela dënohet me burgim të përjetshëm nën akuzat për sabotazh.

1967-Gjykata e Lartë në Shtetet e Bashkuara shpall se të gjitha ligjet që ndalojnë martesën ndër-racore janë jo-kushtetues.

1987-Lufta e Ftohtë: Presidenti amerikan Ronald Reagan, duke qëndruar para portës së Brandenburgut, sfidon publikisht udhëheqësin sovjetik për rrëzimin e murit të Berlinit: “Ky mur do të bjerë. Besimet bëhen realitet. Ky mur do të bjerë, sepse nuk mund të përballojë besimin; nuk mund të përballojë të vërtetën. Muri nuk mund të përballojë lirinë….Zoti Gorbachev, shembe këtë mur!”.

1994-Aeroplani Boeing 777 dy-motorësh, më i madhi në botë, kryen fluturimin e tij të parë.

1999-Lufta në Kosovë: Operacioni “Joint Guardian” fillon kur një forcë paqeruajtëse (KFOR) e drejtuar nga NATO hyri në Kosovë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat