Histori, çfarë ka ndodhur më 30 tetor?

Dokumentare

Histori, çfarë ka ndodhur më 30 tetor?

Më: 30 tetor 2016 Në ora: 08:23
Sidnei

920 - U themelua Partia Komuniste e Australisë në Sidnei.

1925 - John Logie Baird krijoi transmetuesin e parë televiziv britanik.

1938 - Orson Welles transmeton në radio pjesën e dramatizuar Lufta e Botëve, nga libri H. G. Wellsit, duke shkaktuar një valë paniku mes audiencës, e cila mendoi se pjesa që luhej ishte emision lajmesh ku spikeri thoshte se planeti po sulmohet nga jashtëtokësorët.

1953 - Lufta e Ftohtë: Presidenti amerikan Dwight D. Eisenhower miraton zyrtarisht dokumentin tepër sekret të Këshillit të Sigurisë Kombëtare , ku urdhërohet që arsenali amerikan i armëve bërthamore duhet të ruhet dhe të zgjerohet për t'iu kundërvënë kërcënimit komunist .

1960 - Michael Woodruff realizoi transplantin e veshkës së parë në Edinburgh Royal Infirmary, Angli.

1961 - Sovjeti suprem i Bashkimit Sovjetik vendosi se për shkak të "shkeljeve të porosive të Leninit", trupi i Joseph Stalinit të hiqet nga vendi i nderit brenda mauzoleut të Leninit dhe të vendoset në një varr të thjeshtë pranë murit të Kremlinit.

1993 -Vdiq në Londër Peter Kemp - ushtar, shkrimtar dhe gazetar. Kemp u arsimua në Cambridge. Si konservator e monarkist i alarmuar nga përhapja e komunizmit dhe në vitet 1930 ndërpret studimet e shkon në Spanjë, ku u bashkua me forcat nacionaliste spanjolle.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat