Ngjarjet më të rëndësishme të 8 nëntorit

Dokumentare

Ngjarjet më të rëndësishme të 8 nëntorit

Më: 8 nëntor 2016 Në ora: 07:52
Foto ilustrim

1889 - Montana pranohet si shteti i 41-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

1895 - Ndërsa po eksperimentonte me energji elektrike, Wilhelm Rontgen zbulon rreze elektromagnetike dhe i quan X, nga që ishin të panjohura deri atëherë. Për këtë zbulim, Rontgen u nderua me Çmimin “Nobel” në Fizikë në vitin 1901, ndërsa Shoqata Ndërkombëtare e Kimisë quajti elementin 111, Roentgenium.

1923 - Adolf Hitleri bën tentativën e parë të marrjes së pushtetit në Gjermani, me grusht shteti të dështuar në Munich, që njihet si “Puçi i Hollit të Birave”.

1936 - Trupat Frankoiste dështojnë në përpjekjet për të marrë Madridin, por vendosin një rrethim që zgjati 3 vjet. Qyteti ra përfundimisht në duart e nacionalistëve të Frankos më 28 mars 1939.

1939 - Në Munich, Adolf Hitleri i shpëton një tentimi për vrasje, në kohën kur ishte duke festuar përvjetorin e 16 të “Puçit të Hollit të Birave”.

1940 - Pushtimi italian i Greqisë dështon, ndërsa forcat greke dolën fituese në betejën e Elaia - Kalamas ndaj ushtrisë italiane. Së bashku me humbjen italiane në Betejën e Pindit , kjo fitore greke në Elaia - Kalamas çoi në shkarkimin e komandantit të forcave pushtuese italiane në Shqipëri, Sebastiano Visconti Prasca, më 9 nëntor.

1941 - Themelohet Partia Komuniste Shqiptare nga bashkimi i grupeve komuniste. Bashkërendues i këtij bashkimi ishte malazezi Miladin Popovic.

1977 - Manolis Andronikos, arkeolog grek dhe profesor në Universitetin Aristotel të Selanikut, zbulon varrin e Filipit II të Maqedonisë në Vergina. Varri ishte i paprekur, dhe përmbante shumë sende të vlefshme, të cilat u bënë pjesë e një ekspozite shëtitëse "Në Kërkim të Aleksandrit" në 4 qytete në Shtetet e Bashkuara, nga viti 1980 - 1982.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat