“Gjurmë Shqiptare”, si po zhduken shqiptarët e Tivarit? - Bota Sot
“Gjurmë Shqiptare”, si po zhduken shqiptarët e Tivarit?

Dokumentare

“Gjurmë Shqiptare”, si po zhduken shqiptarët e Tivarit?

Më: 6 tetor 2018 Në ora: 18:49
Shqiptarët e Tivarit

Ku shkuan shqiptarët e Tivarit, që dikur përbënin shumicë dërrmuese? Si ndodhi asimilimi për një pjesë të mirë të tyre dhe si po shuhen ata edhe sot? Përse ky qytet përbën një ndër plagët më të mëdha të shqiptarëve?

Faktet e të dhënat do ta shkundin Tivarin e vjetër për të risjellë në sipërfaqe atë pjesë të historisë që është kërkuar të mbulohet.

Dikur Tivari ka qenë një qytet tërësisht shqiptar. Ndërsa sot, shqipja ka humbur në rrugicat e qytetit të vjetër.

Shumë janë larguar, të tjerë janë asimiluar, apo fshehin identitetin e tyre të vërtetë.

Marin Mema: Po çfarë je, shqiptar?

Burri: Kemi qenë përpara. Kemi dalë që këtu.

Marin Mema: Je shqiptar apo malazez?

Burri: Mysliman.

Gazetari: Mysliman, po çfarë?

Burri: Shqiptar, s’jam shqiptar.

Historia fshihet, dokumentet deformohen, monumentet zëvendësohen me të tjerë…

Një hulumtim tronditës që zbardh fatin e imponuar të këtij qyteti edhe sot. Sonte në orën 20:10, në “Gjurmë Shqiptare” të gazetarit Marin Mema… “Si po zhduken shqiptarët e Tivarit…?!”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...