Kongresin V të LNDSH e hapi Ajet Gërguri

Dokumentare

Kongresin V të LNDSH e hapi Ajet Gërguri

Nga: Qerim Lita Më: 6 prill 2011 Në ora: 14:23

Si u burgosën dhe si deklaruan disa nga anëtarët e LNDSH në Shkup, cili ishte roli i

i përfaqëseve diplomatike turke dhe angleze në Shkup

I akuzuari Xhavit Abdullau

Mirë, pastaj? Më pas unë shkova gjatë Bajramit. Hasan Bilalli gjithnjë vinte te unë. Më thoshte: duhet të shkosh të interesohesh për përgjigjen. Kështu unë për Bajram shkova dhe më mori Nuriu në dhomë. Aty erdhi edhe konsulli turk. U ulëm. Më pyeti për punë se a kemi punë. Pas kësaj.... Flisni më me zë? Më tha: letrën që ja keni dhënë Nuriut e pranova dhe e kuptova se çka shkruhej dhe thuaju shokëve tu se nuk duhet të ketë as çfarë urrejtje ndërmjet Turqve dhe Shqiptarëve, por tha: duhet të merreni vesh ju Shqiptarët dhe Turqit dhe së bashku me ta të arrini të punoni kundër pushtetit. Më pas fliste për ngjarjet që kishin ndodhë në Kosovë. Më tej më tha se siç shihet se deri tash por edhe atë çka po e shohim, ju këtu në Jugosllavi trajtoheni si Myslimanë prandaj nuk duhet të ndaheni si turq e shqiptar por duhet të arrini marrëveshje dhe të veproni kundër pushtetit. Gjithashtu foli për ngjarjet në Bllacë, atje çka kishte ndodhë dhe për ngjarjet që kishin ndodhur në Jugosllavi nga viti 1912 e këndej.

I akuzuari Galip Rauf

Prokurori publik Vrazhallski: Ju a njihni ndonjë përfaqësues të huaj këtu në Shkup? A njihni ndonjë përfaqësues nga shtetet e huaja që qëndrojnë këtu në Shkup? Nuk njoh. A e dini ju se këtu në Shkup ka konsull turk, konsull anglez?

Po, e dijë se këtu ekziston konsulli turk, këtu qëndron konsulli anglez. Sekretarit të konsullit turk i kam qepë kostume. Kur? Në muajin nëntor të vitit 1945. Ai ishte te ju apo ju keni shkuar te ai? unë isha te ai. Ju me të ç’far bisedash keni zhvilluar? Kjo ishte gjatë manifestimeve për Triesten. mirë, por në cilën kohë ishte? Kjo ishte para dite. Jo, jo, cili vit ishte? Në vitin 1945. Muaji? Nuk e dijë saktësisht.Mirë de, a ishte pranverë, verë, dimër apo vjeshtë? Kjo ishte afërsisht gjatë muajit nëntor apo dhjetor, nuk më kujtohet? Pra, në muajin dhjetor të vitit 1945. Mirë pastaj? Kur ia mata kostumet, ai më tha: “Ja përsëri bëjnë zhurmë, llomotisin nëpër rrugë, mirëpo kjo është shkurt, derisa përmirësohet koha dhe derisa përgatiten Anglezët dhe amerikanët”. Juve këtë ua tha? Po, mua. Ju saktësisht ku ishit? Ishim në një dhomë të mbyllur. Në zyrën e tij apo? Po, në zyrën e konsullit. Aty a ishte edhe ndonjë tjetër? Po, aty ishte edhe konsulli anglez. Ju aty a biseduat me të? Jo. Unë hyra ndërsa ai doli. atëherë më tha sekretari: ja edhe konsullit anglez nuk i japin banesë, por shëtitet nëpër hotel “Maqedoni”.

I akuzuari Azem Marana

Kur jeni kthyer nga Ohri? Kur u ktheva dy ditë pasi u ktheva e takova Hasan Bilallin, i cili shpejtonte për në banesë të vet për shkak se ishte mitë në Vardar kushëriri i tij. Atëherë në shpejtësi më njoftoi që ta marr një letër nga Jonuz Balla i cili do ta shkruaj në gjuhën frënge. Pas dy ditëve së bashku me Vejselin shkova te Jonuzi, përkatësisht në shkollën fillore. Aty Jonuz Balla i shkroi një letër në gjuhën frënge konsullit anglez. A u shkrua drejtpërsëdrejti në gjuhën frënge? Jo. Së pari në shqip, ndërsa më pas edhe në frëngjisht. Si ishte pjesëmarrja e juaj në përpilimin e letrës? Ai e kishte marrë drejtpërsëdrejti nga Hasan Bilalli, unë nuk kisha njohuri. Si titullohej ajo letër? Letra titullohej: Konsullit anglez në Shkup. Përmbajtja? Në përmbajtje ishte, se kemi vështirësi ti mirëmbajmë çetat që qëndrojnë në mal, se nuk kanë ushqim, se nuk kanë veshmbathje dhe se a të qëndrojnë apo të kalojnë në Greqi. Në rast se ngelin këtu, ai të na e jep shifrën për radio stacion, për lidhje më të mira. Nënshkrimi? Komanda e përgjithshme e Lëvizjes për bashkimin me Shqipërinë. Kush e përfaqësonte atë komandë? Ashtu ishte direktiva nga Hasan Bilalli dhe nga kush unë nuk e dijë. Sot e keni përmend një radio stacion. Ku ishte kjo? Nuk më është e njohur.

Kongresi i Blinajës

KRYETARI: a e njihni ndonjë mësues Jetish Vishi? DËSHMITARI XHOZEF BËRKIÇ: po e njoh. Gjatë kohë? Nuk ka një apo dy vjet prej kur jetonte në rrugën tonë. Në qershor të vitit 1946, Jetish Vishi a ua dha ndonjë letër? Ma dha. Letra ishte në kuvertë. Unë nuk dijë shkrim lexim. Çka ju tha? Që t’ia dorëzoj konsullit anglez.

Më pas? Në ora 9-të ja dërgova konsullit anglez. A njiheni ju me konsullin anglez?

Njihemi, 22 vjet punoj në konsullatën angleze. A e njihni gjuhën angleze? Po. Kujt ja dorëzuat letrën? Konsullit personalisht. Si quhet konsulli? Birt.

PROKURORI PUBLIK: Zotëri Birtit, a? Po! Folët diçka me të? Asgjë. Unë i thash se kam t’ia dorëzoj një letër. Konsulli e hapi letrën dhe më tha, ose ata vetë të vijnë ose të dërgojnë letër rekomanduese. KRYETARI: A ka prokuroria ndonjë pyetje për të parashtruar? PROKURORI PUBLIK: Cili duhej të vijë vetë? Ai që e dërgon letrën, ose kush? Zoti Birt çka ju tha? Ata që e dërgojnë letrën letë vijnë vetë te konsulli ose të dërgojnë letër rekomanduese. Komiteti Qendror në Shkup për Kosovë dhe malet e lira të Ushtrisë Nacional demokratike Shqiptare në Kosovë. Data 23-24-25 muaji korrik në malet e Lipovicës. KRYETARI: Si ishin shenjat e identifikimit? I AKUZ. HASAN: po në dorë pati numra. Çfarë numrash? Të rëndomta, i mbante në duar. Deri ku udhëtuat me tren? Në stacionin e dytë prej Fushë Kosovës për Pejë. Nuk e di atje u takova me një të arratisur. Ai a vu afrua? Po. Çka ju tha? Më dërgoi në mal. atje me kënd u takuat?

U takova me Gjon Sereçin. Me tjetër kënd? Me Ajet Gërgurin si udhëheqës i çetave.

Me tjerë? Me të gjithë të tjerët. Sa ishit? Rreth 20. A ishin të gjithë të armatosur?

Pati disa të armatosur, përndryshe tjerët ishin të pa armatosur. Cilët udhëheqës tjerë të çetave ishin në kongresin e V-të? Më pas erdhën, ishin më shumë se 100: Gjuhëtarë e tjerë, nuk e dijë si quheshin. Pra, grumbullimi i bandave në Kosovë? Po. Mirë, kush e hapi kongresin e V-të? Ajet Gërguri. Çka tha ai? Foli se si ka luftuar. Ku është vendosë? Në Greqi, më pas sqaroi se veprimtaria e atyre çetave është e shenjtë dhe kombëtare. Më pas duhej të flet përfaqësuesi nga Shkupi, vetëm se unë nuk e pata marrë letrën kthyese të konsullit anglez, puna kryesore nuk qe kryer. Unë aty nuk do të merrja fjalën. Bisedova me Sereçin si t’ia bëjmë, nuk e kam letrën.- Pra ishit marrë vesh që më parë se çka duhej të merrni në letër? Këtë duhej ta paraqiste anëtari – përfaqësuesi i Shkupit. Më pas, me që unë nuk do të flitja, nuk fola si delegat. Folën Gërguri, Sereçi etj. Çka thanë ata? Të shkohet për Greqi, të kërkojnë dokumente.

Domethënë, të gjitha bandat ishin koncentruar dhe pritnin direktiva në lidhje me shkuarjen në Greqi? Pasi nuk pati përgjigje Sereçi tha se do të përpiqet që më vonë ta merr atë letër dhe të thirret edhe një kongres që të sillet vendim për të shkuar në Greqi. Çka u tha në kongres në lidhje me bandat që shkuan në Greqi, a u tha edhe diçka tjetër? Nuk kam dëgjuar. Po, po, sa dini ju? Mendoj se u fol, por e kam dëgjuar.

Mirë, mirë, ju do ta thoni atë çka e dini dhe çka keni dëgjuar? Para dhe pas kësaj u bisedua me Sereçin që ato çeta atje ishin të pranuara dhe nëse edhe ne shkojmë do të pranohemi. Pra, kjo ishte biseda e juaj me Sereçin para dhe pas kongresit? Po!

(FUND)

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat