Verë kontrabandë në Durrës, bllokohen 8 ton, 2 të arrestuar

Durrësi

Verë kontrabandë në Durrës, bllokohen 8 ton, 2 të arrestuar

Më: 27 dhjetor 2018 Në ora: 09:22
Porti i Durrësit

Në portin e Durrësit janë bllokuar 8 ton verë, që u tentua të futej në Shqipëri pa paguar doganën. Vera vinte nga Italia, ndërsa u zbulua pas hetimit doganor nisur nga masat për festat e fundvitit.

Vera ishte fshehur në kamion dhe u sekuestrua mbrëmjen e djeshme. Policia ka arrestuar dy personat që tentuan të fusnin verën në Shqipëri.

Vera do te tregtohej në bare dhe restorante në Tiranë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat