Mbyllja e basteve, ligji jep efekt edhe në Durrës - Bota Sot
Mbyllja e basteve, ligji jep efekt edhe në Durrës

Durrësi

Mbyllja e basteve, ligji jep efekt edhe në Durrës

Më: 29 dhjetor 2018 Në ora: 15:35
Durrës

Shumë persona të varur nga lojrat e fatit nuk do të kenë më mundësi të vetëshkatërrohen nga ushtrimi i kumarit në pikat e shumta të llotove sportive dhe kazinove në qytete e fshatra.

Në Durrës po mbyllen me shpejtësi të gjitha ambientet ku më parë viheshin baste të ndryshme sportive, ndërsa kazinotë vijojnë të shfrytëzojnë edhe ditët e fundit të afatit ligjor, duke vijuar të ushtrojnë veprimtarinë e tyre.

Dyert e kazinove elektronike hapen e mbyllen me shpejtësi, por edhe në to numri i klientëve ka rënë, ndërsa lokalet e basteve sportive kane ulur qepenat. Kompanitë e basteve kanë hequr tabelat e reklamat e shumta të llotove që dikur i hasje ngado në qytet.

Varësia nga bixhozi dhe lojrat e fatit ka rrënuar ekonomikisht mjaft familje durrsake, duke u kthyer në një plagë ende të hapur sociale për shkak të pasojave të rënda që sjell kjo varësi. Edhe pse është ende e paqartë se si do të organizohet dhe menaxhohet nga vetë shteti, funksionimi i lojrave të fatit dhe basteve sportive prej 1 janarit 2019, qytetarët besojnë se largimi i pikave të basteve dhe kazinove nga qendrat e banuara do ta reduktojë bindshëm fenomenin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...