Varg kilometrik makinash në Durrës, çfarë po ndodh? - Bota Sot
Varg kilometrik makinash në Durrës, çfarë po ndodh?

Durrësi

Varg kilometrik makinash në Durrës, çfarë po ndodh?

Më: 29 dhjetor 2018 Në ora: 16:59
Durrës

Kjo është rruga që të çon të qendra e kontrollit teknik të automjeteve në Shkozet të Durrësit.

Radhë të gjata automjetesh dhe qytetarë që humbasin orë dhe ditë të tëra në pritje të kolaudimit.

Rruga qëndron e bllokuar përgjatë 24 orëve nga automjetet e tonazheve të ndryshme, që presin për të kryer kontrollin teknik dhe pagesën e taksave vjetore të qarkullimit rrugor.
Të shqetësuar nga vonesa dhe koha e humbur, drejtuesit e automjeteve kërkojnë ndërhyrjen e shtetit për ta disiplinuar situatën e përsëritur çdo fundviti. Ata kërkojnë hapjen e një pike tjetër kolaudimi nga konccensionari për automjetet.

Të pakënaqur nga situata e krijuar në këtë rrugë, janë dhe bizneset e shumta që kanë objektet dhe magazinat e tyre përgjatë. Rruga është bërë e papërdorshme prej tyre për shkak të radhëve, por ankesat e qytetarëve bien në vesh të shurdhër. Askush nuk mban përgjegjësi dhe as nuk ndërhyn për të zgjidhur situatën.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...