Denoncimi/ Përmbytet Durrësi, zyrtarët e Rilindjes flenë gjumë - Bota Sot
Denoncimi/ Përmbytet Durrësi, zyrtarët e Rilindjes flenë gjumë

Durrësi

Denoncimi/ Përmbytet Durrësi, zyrtarët e Rilindjes flenë gjumë

Më: 30 dhjetor 2018 Në ora: 19:46
Durrës

Një lagje në Durrës është përmbytur ditën e sotme, për shkak të çarjes së tubacionit të ujit të pijshëm, ndërkohë që asnjë prej institucioneve të qytetit nuk ka marrë asnjë masë për tu ardhur në ndihmë banorëve.

Denoncimi i tyre është bërë publik nga ish-kryeministri Sali Berisha.

Ja çfarë shkruan Berisha në Facebook:

Zyrtarët banditë të Gjushit përmbytin lagjen

Drejtor hajdut që vjedh me babain e tij pasi i ka dhënë të atit tenderin e ndërtimit të ujësjellësit të ri as që çan kokën për banorët!

Ju bëj thirrje banoreve të përmbytur të protestojnë me mosbindje civile ndaj Gjushit dhe hajdutëve të tij!

Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital. sb

I nderuar Dr Berisha

Meqenese autoritetet e korruptuara te Bashkise se Durresit nuk marrin masa, po detyrohem t'ju shkruaj juve me shprese se keta bandite te Ujesjellesit te Durresit do te marrin masa, ta shpetojne lagjen nga permbysja qe po i kercenohet nga tubat e cara dhe shoerthimi fontane i ujit te pishem.

Ka disa ore qe ne Rrugen Pellazget ne Keneten e Durresit kane sbperthyer tubat e ujit te pishem dhe uji po shperbdahet neper oborret e sbtepiave.

Unesjelesi i Durresit dhe punonjesit e dispecerise kane disa ore qe jane njoftuar dhe jo vetem qe nuk marrin masa per ta ndaluar, por me arrogancen qe karakterizon cso zyre te kesaj qeverie anti- popullore, thone se deri neser nuk kemi mundesi ta nderpresin rrjedhjen e ujit, i cili percvecse eshte pasuri e shtetit, rrezikon te demtoje banoret e lagjes.

Prandaj ju lutem i nderuar Doktor, beje publike se mbase keshtu vihen ne pune keta njerez te korruptuar te Edvin dhe Vangjel hajdutit!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...