Fluks largimesh në Portin e Durrësit pas festave të fundvitit - Bota Sot
Fluks largimesh në Portin e Durrësit pas festave të fundvitit

Durrësi

Fluks largimesh në Portin e Durrësit pas festave të fundvitit

Më: 3 janar 2019 Në ora: 10:48
Durrës

Pasi kaluan festat e fundvitit në atdhe, shumë familje emigrantësh po kthehen në vendet e Bashkimit Europian ku jetojnë e punojnë, duke shfrytëzuar tragetet e linjave detare që lidhin Portin e Durrësit me portet italiane të Barit e Ankonës.

Natën e kaluar, me 3 tragetet e linjës u larguan afro 2.000 persona, ndërsa pritet që fluksi i udhëtarëve drejt Italisë të shtohet në fundjavë.

Pavarësisht uljes së ndjeshme të temperaturave natën e kaluar e në vazhdim, në grafikun e lëvizjes së trageteve nuk janë regjistruar vonesa.

Anijet e tonazhit të vogël e të mesëm, pas paralajmërimit të autoriteteve detare kanë marrë masat për të shmangur incidentet, e shumë prej tyre kanë pezulluar lundrimet në pritje të përmirësimit të kushteve të motit.

Gjatë muajit dhjetor, mbi 55 mijë udhëtarë vendas e të huaj kanë lëvizur nga Porti i Durrësit, me tragetet e linjave detare Bari-Durrës dhe Ankona-Durrës, e kthim. Në të njëjtin muaj, tragetet transportuan drejt Durrësit edhe mbi 3.500 kamionë dhe trajlerë, me mallra të ndryshëm importi për nevojat e tregut vendas.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...