Durrës e Vlorë, moti i keq sjell vonesa në mbërritjen e trageteve nga Italia

Durrësi

Durrës e Vlorë, moti i keq sjell vonesa në mbërritjen e trageteve nga Italia

Më: 4 janar 2019 Në ora: 14:22
Ilustrim

Moti i keq ka shkaktuar vonesa të theksuara në mbërritjen e trageteve nga portet italiane në atë të Durrësit.

Siç raportohet deri më tani, dy tragete janë nisur me vonesë nga porti i Barit, në fqinjin e përtej Adriatikut. Ata pritej të mbërrinin rreth orës 8 të mëngjesit të kësaj të premteje, por për shkak të motit të keq, njëri pritet të mbërrijë rreth orës 12:30, ndërsa tjetri nga pasditja, rreth orës 17.

Një tjetër traget, ai i nisur nga Ankona në Itali, ka mbërritur gjithashtu me një orë vonesë në terminalin e Durrësit paraditen e sotme.

Edhe pse moti duket se nuk i favorizon lundrimet, deri përpara mesnatës priten të mbërrijnë edhe dy tragete të tjera nga Bari, transmeton tch. E njëjta situatë raportohet edhe nga Porti i Vlorës, ku trageti i nisur nga Brindisi nuk ka mbërritur ende, edhe pse duhej të kishte ardhur rreth orës 7:30 të mëngjesit.

Trageti i linjës Brindisi-Vlorë, i nisur me vonesë për shkak të motit të përkeqësuar dhe detit të dallgëzuar, pritet të mbërrijë në portin jugor rreth orës 14. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat