Mbërrin në Durrës “ICE”, jahti i parë turistik për 2019-ën

Durrësi

Mbërrin në Durrës “ICE”, jahti i parë turistik për 2019-ën

Më: 16 janar 2019 Në ora: 18:29
“ICE”, jahti i parë turistik për 2019-ën

Jahti i parë për vitin 2019 në portin e Durrësit është ankoruar në kalatën 1.

Nga Qendra e Informacionit në APD, mësohet se jahti “Ice” me port regjistrimi në George Town ka një gjatësi prej 90 metra dhe 15 metra gjërësi.

Ai ka mbërritur nga Tivati (Mali i Zi) dhe pas qytetit bregdetar do të vijojë më tej drejt ishullit të Korfuzit (Greqi).

Gjatë vitit 2018 në portin e Durrësit për periudha qëndrimi 2-10 ditore u ankoruan 380 jahte të përmasave të ndryshme, gjatësitë e të cilëve arrinin deri në 130 metra.

Përveç shërbimeve portuale personeli i jahteve ka shfrytëzuar qëndrimin në port edhe për vizita në Durrës dhe në qendrat arkeologjike dhe muzetë e qytetit.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat