Rama ia komunikon live shkarkimin kreut të Hipotekës në Durrës, e quan dhe halabak - Bota Sot
Rama ia komunikon live shkarkimin kreut të Hipotekës në Durrës, e quan dhe halabak

Durrësi

Rama ia komunikon live shkarkimin kreut të Hipotekës në Durrës, e quan dhe halabak

Më: 23 janar 2019 Në ora: 12:49
Edi Rama

(E plotësuar) - Kryeministri Edi Rama ka shkarkuar nga detyra kryetarin e Hipotekës së Durrësit, Ardian Iljazaj.

Njoftimin për shkarkim ia komunikoi live nga Kryeministria në  takimin e përjavshëm me koordinatorët e bashkëqeverisjes.

Rama: Po trajtojmë hallet tona me njerëz të padenjë, siç ishte rasti i djeshëm, i drejtorit që ka vetëm një përcaktim, halabak. Për të është marrë menjëherë vendimi i shkarkimit. Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj do ta komunikojë këtë vendim.

Drejtori i  Hipotekës së Durrësit u denoncua dje nga një emision investigativ teksa refuzoi të pajiste me hipotekë qytetarin Albert Doda nga Durrësi.

Ky i fundit ishte paraqitur më shumë se 300 herë në zyrat e Hipotekës në Durrës për 6 vite. Doda i ishte drejtuar më herët platformës së Bashkëqeverisjes, e cila pasi kishte gjetur shkeljet ligjore, kishte shkarkuar një punonjës.

Por megjithë masën e marrë, drejtori i Hipotekës Durrës, Ardjan Iljazaj, i kishte thënë sërish qytetarit: Meqënëse problemin e zgjidhe tek Rama, shko sërish tek Rama.

Qytetari kërkonte të regjistronte pronën e tij në Hipotekë dhe të merrte dokumentacionin e rregullt, por zyrat e Hipotekës i kishin hequr metra nga banesa dhe i kishin shtuar tek toka arë.

Rama shkarkon kreun e Hipotekës së Durrësit

Kryeministri Edi Rama ka shkarkuar nga detyra kryetarin e Hipotekës së Durrësit Ardian Iljazaj.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...