Një banesë në katin e nëntë të një pallati përfshihet nga flakët, 4 persona të asfiksuar dërgohen në spital

Durrësi

Një banesë në katin e nëntë të një pallati përfshihet nga flakët, 4 persona të asfiksuar dërgohen në spital

Më: 4 shkurt 2019 Në ora: 08:24
Foto Ilustrim

Një apartament në katin e nëntë të një pallati në lagjen numër 1 të qytetit bregdetar është përfshirë mbrëmjen e së dielës nga flakët. Mësohet se 4 banorë të cilët janë gjendur të asfiksuar, janë evakuuar dhe janë dërguar në spital për të marrë ndihmën e parë.Teksa fatmirësisht nuk ka patur të lënduar, dëmet materiale në banesë mësohet se kanë qenë të shumta.

Dyshohet se banesa është përfshirë nga flakët për shkak të një dysheku me ngrohje që kishte familja. Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat zjarrfikëse, të cilat ndonëse e kanë patur të vështirë ta normalizojnë situatën, kanë arritur t’i shuajnë flakët. Momentalisht po punohet për zbardhjen e shkaqeve të rënies së zjarrit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat