Përdhunimi i të miturës në Kavajë, reagon prokuroria e Durrësit - Bota Sot
Përdhunimi i të miturës në Kavajë, reagon prokuroria e Durrësit

Durrësi

Përdhunimi i të miturës në Kavajë, reagon prokuroria e Durrësit

Më: 4 shkurt 2019 Në ora: 18:40
Ilustrim

Në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Kavajë ku një e mitur është përdhunuar për disa javë rresht nga 7 shokë të klasës, reagoi edhe Prokuroria e Durrësit.

Sipas organit të akuzës rasti po trajtohet me impenjimin e duhur dhe maksimal në zbatim të detyrës dhe në përputhje me normat dhe detyrimet që parashikon Kodi i Drejtësisë Penale për të Mitur.

NJOFTIMI I PLOTË

Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës po kryhen hetime për çështjen penale që bën fjalë për veprën penale të marrëdhënies seksuale me të mitur parashikuar nga neni 100/2 K.Penal.

Rasti në fjale po trajtohet me impenjimin e duhur dhe maksimal në zbatim të detyrës dhe në përputhje me normat dhe detyrimet që parashikon Kodi i Drejtësisë Penale për të Mitur.

Duke marrë shkas nga natyra e veprës penale, personin e mitur që është viktimë e veprës penale dhe të miturit në konflikt me ligjin, që të gjithë të mitur nën moshën 16 vjeç, për rastin hetimi është trajtuar nga Prokurorë të Seksionit për të Mitur pranë kësaj Prokurorie, sipas përcaktimeve të Kodit të Drejtësisë Penale për të Mitur.

Për këtë janë mbajtur parasysh në lidhje me publicitetin e këtij hetimi kërkesat e parashikuara në këtë Kod dhe sidomos ato që kanë të bëjnë me mbrojtjen e jetës private të të miturit, si dhe me mospublikmin e të dhënave për këtë rast, përcaktime të parashikuara në nenet 33, 43  të Kodit të Drejtësisë Penale për të Mitur.

Sa më sipër në respektim të të drejtave të të miturve, për mosndërhyrjen në jetën private dhe në mospublikim e të dhënave që kanë të bëjnë me rastin në fjalë dhe në respektim të detyrimeve që parashikohen në dispozitat ligjore për trajtimin e të miturve, kërkojmë nga ana juaj mirëkuptimin dhe zbatimin e këtyre dispozitave ligjore.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...