Grabitën një person në rrugë, arrestohen 3 persona në Durrës - Bota Sot
Grabitën një person në rrugë, arrestohen 3 persona në Durrës

Durrësi

Grabitën një person në rrugë, arrestohen 3 persona në Durrës

Më: 6 shkurt 2019 Në ora: 20:27
Ilustrim

Tre persona janë arrestuar nga policia e Durrësit pasi akuzohen se me anë të kanosjes i kanë marrë një person një shumë parash.

Ngjarja ka ndodhur në 5 shkurt, ndërsa tre personat akuzohet për  “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”  dhe “Vjedhja me dhunë" kryer në bashkëpunim”.

"Nga Specialistët e Seksionit Kundër Krimeve ndaj Jetës dhe Lirisë së Personit, janë  arrestuar në flagrancë shtetasit  A.U., A.P. dhe A.G.

Këta shtetas  dyshohet se rreth orës 17.00 të datës 05.02.2019,  në bashkëpunim me njeri-tjetrin, kanë shtrënguar dhe kanosur me dhunë shtetasin E.K., dhe më pas i  kanë marrë një shumë parash dhe një aparat celular", sqaron policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë  së Gjykatës  së Shkallës Parë Durrës.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...