Kaosi në autostradë, gazetari raporton: Qytetarët janë të revoltuar

Durrësi

Kaosi në autostradë, gazetari raporton: Qytetarët janë të revoltuar

Më: 15 shkurt 2019 Në ora: 11:58
Autostrada Tiranë-Durrës

Punimet në autostradën Tiranë-Durrës kanë shkaktuar probleme në lëvizjen e mjeteve.

Gazetari Erjon Skëndaj pas një vëzhgim në terren raporton për “BalkanWeb” se shoferët dhe qytetarët e ndryshëm janë shprehur të irrituar për radhët e gjata, të cilat po shkaktohen si rezultat i punimeve në këtë arterie rrugore.

Kjo situatë pritet të rëndohet sidomos në orët e pikut ku përdorueshmëria e kësaj rrugë është  shumë e madhe nga drejtuesit e makinave.

Por si do të jetë situata ditën e nesërme dhe çfarë masash janë marrë kur opozita e bashkuar ka thirrur në protestë qytetarët në orën 11:00 para kryeministrisë.

Gazetari Skëndaj thekson se ARRSH-ja nuk ka bërë asnjë njoftim se si do të procedohet me punimet në këtë zonë, pasi pritet që nesër kjo arterie të përdoret nga shumë qytetarë, që duan t’i bashkohen protestës së opozitës së bashkuar.

“Kemi katër korsi plot me automjete  dhe ende nuk është piku i qarkullimit. Korsia që kalon para karburant Kastratit nuk kryen punimet dhe në anë tjetër kemi punime nga pjesa asfaltike.

Ajo që mbetet me një pikëpyetje të madhe është fakti se kur u punua në autostradë më parë, nuk kishte punime  të shtrira njëtrajtësisht në pikat problematike. Problemi  është se shoferët janë të bllokuar dhe nuk kanë mundësi as të fikin edhe makinat.

Nga ARRSH nuk është bërë asnjë njoftim. Kompania është hermetike dhe nuk jep asnjë sqarim. Kompania merr urdhër direkt nga ARRSH.Nga ARRSH është njoftuar se punimet do të nisin nga 14-19 shkurt, por nëse do të këtë ndonjë njoftim, kjo mbetet për t’u parë,” tha gazetari.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat