Durrës: Terminali i Kontejnerëve, vetëm në janar u përpunuan afro 10 mijë TEU - Bota Sot
Durrës: Terminali i Kontejnerëve, vetëm në janar u përpunuan afro 10 mijë TEU

Durrësi

Durrës: Terminali i Kontejnerëve, vetëm në janar u përpunuan afro 10 mijë TEU

Më: 20 shkurt 2019 Në ora: 11:13
Foto ilustrim

Në Terminalin e Kontejnerëve të portit të Durrësit gjatë muajit janar 2019 janë përpunuar 13 anije të specializuara, me afro 10 mijë kontejnerë TEU (njësi kontejnerike) gjithsej.

Numri i kontejnerëve për eksport në muajin janar, 4966 TEU gjithsej, është thuajse i barabartë me numrin e kontejnerëve nga importi, 4.925 TEU që kanë mbërritur me anije në Durrës.

Gjatë vitit 2018 në portin më të madh të vendit janë përpunuar 134.526 kontejnerë (njësi kontejnerike TEU).

Brenda vitit që lamë pas, në Terminalin e Kontejnerëve janë përpunuar 185 anije të specializuara gjithsej. /ATSH

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...