Shkollat në Durrës pranë makinave, prindërit: Merrni masa - Bota Sot
Shkollat në Durrës pranë makinave, prindërit: Merrni masa

Durrësi

Shkollat në Durrës pranë makinave, prindërit: Merrni masa

Më: 20 shkurt 2019 Në ora: 16:22
Foto

Ndërtimi i godinave të reja shkollore në Bashkinë e Durrësit po bëhet në bazë të modeleve të Bashkimit Europian, po kjo lë të paadresuar një çështje të rëndësishme, siç siguria e nxënësve, pa përjashtuar dhe ndotjen e ajrit.

Kjo është shkolla 9-vjeçare “Marie Kaçulini”, e cila u ndërtua nga e para me fonde të Qeverisë dhe Bashkisë, po i mungon rrethimi dhe ndodhet fare pranë stacionit të autobusit urban të unazës, në një nga kryqëzimet me trafik të rënduar mjetesh dhe këmbësorësh.

Lidhur me këtë shqetësim, në bashkinë Durrës thonë se rrethimi i godinës shkollore nuk është i detyrueshëm me ligj dhe se në projektimin e godinave të reja shkollore, Bashkia Durrës i referohet modeleve EU, duke respektuar dhe normat e ministrisë së Arsimit. Ndërkohë prindër e qytetarë kanë reaguar menjëherë dhe kërkuar ndërhyrjen e drejtorisë së shkollës.

“Këshilli i Prindërve dhe bordi i shkollës ka bërë kërkesë që të shihet si problematikë sepse është faktikisht. Rrethimi ka qenë po është menduar se ka ardhur koha që nuk duhet të jetë. Edhe për stacionin e autobusit kemi biseduar me përfaqësues të bashkisë dhe kemi bindjen se në një kohë tjetër rrethimi do të bëhet dhe stacioni i autobusit do të hiqet. Janë kriteret ligjore që e kanë penguar deri tani. Por unë mendoj se shkollat duhet të kenë rrethim”, tha Arben Peza, drejtor i shkollës “Marie Kaçulini”.

930 nxënësit e shkollës janë zhvendosur në godinën e re, e cila nuk ka përfunduar ende plotësisht. Kjo pasi një nga shkollat e mesme pritëse të qytetit ku ata zhvilluan procesin mësimor do t’i nënshtrohet rikonstruksionit. Veçanërisht, oborri i shkollës është krejt i papërshtatshëm dhe jofunksional, i mbuluar me pllaka të mëdha betoni dhe hapësira dheu mes tyre.

“Është problem. Kushtet brenda janë të mira, po jashtë ka vetëm beton dhe mund të vritemi”, thanë nxënësit.

Duke iu referuar ligjit dhe modeleve të Bashkimit Europian ku aspirojmë të integrohemi, hapja e shkollave ndaj komunitetit është kthyer në vizion të pushtetit vendor. Por a nuk janë rreziqet që kanosen më të larta se përfitimet nga ndërtimi i një shkolle pa rrethim në një zonë me grumbullime të tepruara njerëzish?!

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...