Ndërhyri për të ndaluar sherrin mes dy personave, si u godit mjeku në Durrës - Bota Sot
Ndërhyri për të ndaluar sherrin mes dy personave, si u godit mjeku në Durrës

Durrësi

Ndërhyri për të ndaluar sherrin mes dy personave, si u godit mjeku në Durrës

Më: 23 shkurt 2019 Në ora: 23:34
Spitali i Durrësit

Një sherr mes dy pacientëve të dehur ka lënë të plagosur një mjek në spitalin e Durrësit.

Dy të dehurit mësohet se u konfliktuan në urgjencën e spitalit dhe mjeku i turnit është përpjekur ti ndajë por njëri prej tyre e ka goditur me tullë në fytyrë.

Mjeku po merr ndihmë mjekësore në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë që pas ngjarjes, policia ka nisur hetimet ndërsa dy personat janë shoqëruar në Komisariat.

Sipas burimeve, në momentin e ngjarjes ka qenë prezente edhe policia private por nuk ka ndërhyrë për t’i ndarë.

Spitalet të merren në mbrojtje nga policia e shtetit

Për rastin ka reaguar, Konfederata e Sindikatave të Shqipërisë.

"Geraldo Kola është mjeku i cili u dhunua këtë të shtunë me mjete te forta në spitalin e Durrësit.Mjeku ka ndërhyrë për të sheshuar konfliktet mes familjarëve të dy pacientëve, por e kanë goditur me tullë në fytyrë.

Mjeku ka marrë plagë të rënda dhe ndodhet nën kujdesin e kolegëve të tij. Falë paaftësisë dhe neglizhencës së punonjësve të sigurisë agresorët janë larguar".

Konfederata e Sindikatave të Shqipërisë shpreh solidaritetin me mjekun Kola, i cili është përfaqësues i një sindikate në spitalin e Durrësit.

Image

KSSH i kërkon Policisë Shtetit prangosjen e agresorëve, ndërsa apelon Ministrinë e Shendetësisë të shikojë mundësinë që siguria e spitaleve publike të merret përsipër nga Policia e Shtetit.

"Mjaft me kontratave abuzive me policinë private për sigurinë e spitaleve. Ky është rasti i dytë i dhunimit të bluzave të bardha në pak javë, ndaj masat ndëshkimore duhet të jenë të ashpra.

Përcaktimi i orarit të vizitave duhet të jetë vetëm një nga masat që garantonte qetësinë në punën e mjekëve, por duhet pasuar dhe një plan konkret për sigurinë e spitaleve".

Njoftimi i policisë:

Më datë 23.02.2019, rreth orës 19:30, në Urgjencën e Spitalit Rajonal Durrës, kanë shkuar shtetasit E.Sh., 33 vjeç dhe M.B., 38 vjeç, banues në Durrës, në gjendje të dehur ku janë konfliktuar dhe dyshohet se kanë goditur mjekun e Urgjencës.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në Urgjencën e Spitalit dhe shoqëruan në Komisariat për veprime të mëtejshme dy shtetasit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...