Kryemadhi nga Durrësi: Gati për zgjedhje të parakoshme - Bota Sot
Kryemadhi nga Durrësi: Gati për zgjedhje të parakoshme

Durrësi

Kryemadhi nga Durrësi: Gati për zgjedhje të parakoshme

Më: 27 shkurt 2019 Në ora: 22:31
Monika Kryemadhi

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, ka zhvilluar  një takim të zgjeruar me të gjithë strukturat e LSI në Durrës.

Kryetarja e LSI-së u ka kërkuar kryetarëve të organizatave dhe anëtarëve të LSI-së në Durrës që të jenë masivisht prezente në çdo lagje, komunitet dhe derë më derë të të gjithë Durrësit.

Ajo u kërkoi të forcojnë rolin e LSI-së në komunitetet e ndryshme dhe në grupet e interesit dhe veçanërisht shtresave në nevojë.

"Forca e LSI-së kanë qenë  gjithmonë gratë dhe të rinjtë, ndaj dhe fokusi i punës tek ato do të jetë prioritet madhor i LSI në përgatitjet për zgjedhjet e parakohshme" ka deklaruar Kryemadhi.

Kryemadhi ishte shumë e qartë kur deklaroi se "shqiptarët janë mandatet tona më të pastra dhe se protestat masive, më të mëdhatë që Shqipëria ka parë ndonjëherë tregojnë qartë si drita e diellit se opozita është në rrugën e duhur dhe e pandarë nga qytetarët".

Kryemadhi deklaroi prerë se s'do të ketë  asnjë hap pas për ta bërë Shqipërinë shtëpinë e shqiptarëve.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...