Aksident me vdekje në Durrës, makina përplas 67-vjeçarin - Bota Sot
Aksident me vdekje në Durrës, makina përplas 67-vjeçarin

Durrësi

Aksident me vdekje në Durrës, makina përplas 67-vjeçarin

Më: 4 mars 2019 Në ora: 12:35
Foto ilustruese

Një aksident me pasojë vdekjen e një të moshuari ka ndodhur paraditen e sotme, në Sukth të Durrësit.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 11:15, në një rrugë dytësore në afërsi të mbikalimit, ku shtetasi A.S., 34 vjeç, banues në Durrës, duke drejtuar mjetin ka aksidentuar shtetasin këmbësor J.P., 67 vjeç, i cili u transportua në spital, ku ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...