Gjykata dënon me 10 vite burg dentisten Olesia Duka - Bota Sot
Gjykata dënon me 10 vite burg dentisten Olesia Duka

Durrësi

Gjykata dënon me 10 vite burg dentisten Olesia Duka

Më: 8 mars 2019 Në ora: 11:09
Olesia Duka

Gjykata e Durrësit ka dënuar me 10 vjet burg stomatologen Olesia Duka, e cila akuzohet se ka mashtruar 12 biznesmenë.

Prokuroria e Durrësit kishte kërkuar 15 vite burg për stomatologen, e cila akuzohet për mashtrim me shuma të mëdha parash.

Duke qenë se Duka ka përfituar nga gjykimi i shkurtuar, dënimi i saj ulet automatikisht me një të tretën.

Sipas të dhënave nga sektori i pastrimit të parave në drejtorinë e krimit ekonomik rezulton se 38 vjeçarja ka mashtruar disa persona në Tiranë, Durrës, duke përfituar një vlerë jo më 900 mijë euro siç u deklarua një ditë më parë, por rreth 2 milionë euro.

Në shkurt të këtij viti asaj iu vendosën në sekuestro preventive katër apartamente në Tiranë e Durrës, si dhe një klinikë dentare në Tiranë.

Sipas policisë procedimi penal proaktiv është ndjekur në harkun kohor të 2-3 muajve, duke zbardhur mekanizmin e mashtrimit dhe përpjekjet për t'i shpëtuar hetimit e fshehur pasuritë që dyshohet se janë vënë nga veprimtaria kriminale.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...