Durrës/Nëna denoncon në polici për zhdukjen e vajzës 12 vjeçe - Bota Sot
Durrës/Nëna denoncon në polici për zhdukjen e vajzës 12 vjeçe

Durrësi

Durrës/Nëna denoncon në polici për zhdukjen e vajzës 12 vjeçe

Më: 9 mars 2019 Në ora: 14:24
Ilustrim

Nuk rreshtin zhdukjet në vend. Një 12-vjeçare është zhdukur në Durrës që prej ditës së djeshme. Prindërit kanë bërë denoncim në polici dhe kanë deklaruar se nuk kanë konflikte me persona të tjerë.

Po kështu edhe Policia e Durrësit ka dhënë informacione për 12-vjeçaren duke treguar foton e saj si dhe karakteristika që mund të ndihmojnë për gjetjen e saj.

NJOFTIMI I POLICISË

Më datë 08.03.2019, në Komisariatin e Policisë Durrës ka bërë kallëzim shtetasja D.Ll., pasi i është larguar nga banesa (rreth orës 13:30 ,të datës 08.03.2019) vajza e mitur me iniciale L.Ll., 12 vjeçe.

Sipas deklarimeve të familjarëve shtetësia e humbur është rreth 125 cm e gjatë, me flokë të gjata ngjyrë gështenjë dhe ka të veshur një xhup ngjyrë gri të shkurtër, streçe ngjyrë gri dhe atlete ngjyrë të kuqe dhe gri.

Shërbimet e Policisë janë angazhuar maksimalisht dhe po vijojnë kërkimet për gjetjen e saj.

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës kërkon bashkëpunimin e qytetarëve që për çdo informacion që mund të disponojnë të telefonojë në numrin pa pagesë 112 ose 129.

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...