Vajza 12-vjeçare nga Durrësi gjendet 24 orë pas largimit nga banesa - Bota Sot
Vajza 12-vjeçare nga Durrësi gjendet 24 orë pas largimit nga banesa

Durrësi

Vajza 12-vjeçare nga Durrësi gjendet 24 orë pas largimit nga banesa

Më: 9 mars 2019 Në ora: 16:00
Foto

Më shumë se 24 orë pas largimit nga banesa, policia ka mundur të gjejë vajzën 12-vjeçare në Durrës dhe ta kthejë atë pranë familjes. E mitura mësohet se është gjetur në afërsi të Pallatit të Sportit  “Ramazan Njala” në Durrës.

Kanë qenë qytetarë që kanë raportuar në polici, pasi kishin parë njoftimin në media për zhdukjen e saj. Vajza është derguar në banesën e saj, ndeërsa dy inspektorë policie kanë shkuar në banesën e familjes për të pyetur vajzën se përse ishte larguar pa lënë asnjë gjurmë nga shtëpia.

Vajza e vogël ishte larguar nga banesa prej orës 13:30 të 8 marsit 2019 dhe ishte nëna e saj që bëri denoncimin në policinë e Durrësit.

Policia u vu menjehër në kërkim të saj, teksa kërkoi dhe bashkëpunimin e medias dhe qytetarëve për gjetjen e saj duke vënë në dispozicion numrat pa pagesë 112 ose 129.

Njoftimi i policise

Më datë 08.03.2019, në Komisariatin e Policisë Durrës ka bërë kallëzim  shtetësja D.Ll., pasi i është larguar nga banesa (rreth orës 13:30 ,të datës 08.03.2019) vajza e mitur me iniciale L.Ll., 12 vjeçe. 

Sipas deklarimeve të familjarëve shtetësia e humbur është rreth   125 cm e gjatë, me flokë të gjata ngjyrë  gështenjë dhe ka të veshur një xhup ngjyrë gri të shkurtër, streçe ngjyrë gri dhe atlete ngjyrë të kuqe dhe gri. 

Shërbimet e Policisë janë angazhuar maksimalisht dhe po vijojnë kërkimet për gjetjen e saj. 

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës kërkon bashkëpunimin e qytetarëve që për çdo informacion që mund të disponojnë të telefonojë në numrin pa pagesë 112 ose 129.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...