Shkatërrohet Pallati i parë Mbretëror shqiptar - Bota Sot
Shkatërrohet Pallati i parë Mbretëror shqiptar

Durrësi

Shkatërrohet Pallati i parë Mbretëror shqiptar

Më: 9 mars 2019 Në ora: 17:24
Vangjush Dako

Babëzia e kryebashkiakut të Durrësit, Vangjush Dako, për të ndërtuar në çdo vend dhe pa menduar aspak për historinë e magjishme të qytetit bregdetar, ka bërë që rruspa e prishjes të prekë edhe Pallatin e parë Mbretëror shqiptar.

Ditën e sotme janë prishur themelet e pallatit të parë mbretëror të Shqipërisë në Durrës.

Lajmi është dhënë, përmes rrjeteve sociale, nga Kastriot Dervishi.

“Po ndodh tani! Po prishen themelet e pallatit të parë mbretëror të Shqipërisë në Durrës.

Në mars-shtator 1914, këtu ishte selia e kryetarit të parë të shtetit shqiptar.

Asnjë shenjë e asnjë pllakë aty”, shkruan në Facebook arkivisti i njohur Kastriot Dervishi.

Pikërisht në themelet e dala së fundmi të Pallatit të kryetarit të parë të shtetit shqiptar, do ndërtohet projekti i shumëkundërshtuar në Durrës, “Veliera”.

Mbreti i parë i Shqipërisë pas njohjes së shtetit nga fuqitë e mëdha ka qenë Ëiedi. Pallati ku ai u vendos (fotoja kryesore) u rrënua pas bombardimit në fund të vitit 1918. Pallati qëndroi disa vjet në atë gjendje derisa sa u shemb në fund të viteve ’20. Themelet e dala së fundi në vendin ku do ndërtohet veliera në Durrës janë ato të pallatit të kryetarit të parë të shtetit shqiptar.

 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...