Arta Marku flet nga Durrësi: Kuvendi të aktivizojë mekanizmat kontrollues - Bota Sot
Arta Marku flet nga Durrësi: Kuvendi të aktivizojë mekanizmat kontrollues

Durrësi

Arta Marku flet nga Durrësi: Kuvendi të aktivizojë mekanizmat kontrollues

Më: 18 mars 2019 Në ora: 11:17
Arta Marku

E pranishmë në Durrës për analizën e Prokurorisë në rang Apeli, duke përfshirë këtu edhe institucionet hetimore të Elbasanit dhe Kavajës, kryeprokurorja e përkohshme Arta Marku ka theksuar se kriminaliteti në këto qarqe është në nivelet më të larta.

“Këto prokurori, në Durrës, Elbasan e Kavajë, bartin peshën më të madhe të kriminalitetit. Edhe pse ka arritje, ka edhe probleme, pasi ka shumë ankesa të qytetarëve në media. Ndërhyrja e Prokurorisë së Përgjithshme për të adresuar shumë komente e fyerje degraduese duhet kuptuar”, ka thënë Prokurorja e Përgjithshme e Përkohshme, Arta Marku.

Sipas saj, në mungesë të Inspektoriatit të Lartë të Drejtësisë, procedura e hetimit disiplinor për prokurorët është e parealizuar. E për këtë i drejton edhe një thirrje Kuvendit.

“Prokurori i Përgjithshëm nuk ka kompetencë për ta çuar deri në fund këtë proces. Dispozita kalimtare nuk i ka dhënë të drejtën kryeprokurorit për të vazhduar procedimin disiplinor. Ndaj i bëj thirrje Kuvendit që të miratojë ndryshimet e nevojshme dhe të plotësojë boshllëkun ligjor për të vënë në lëvizje mekanizmat kontrollues”, tha më tej Marku.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...