Lleshaj në Durrës, e presin studentë me “maska” - Bota Sot
Lleshaj në Durrës, e presin studentë me “maska”

Durrësi

Lleshaj në Durrës, e presin studentë me “maska”

Më: 19 mars 2019 Në ora: 11:45
Foto

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj është pritur me protesta nga studentët në një takim të organizuar me Universitetin “Aleksandër Moisiu” në Durrës.

Në momentin që ministri, i shoqëruar nga kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako, një grup studentësh, të pajisur me maska dhe me pankarta në duar, kanë filluar të thërrasin “turp,turp, turp”.

Më tej njëri nga studentët është përballur me ministrin Lleshaj, duke i thënë se atij nuk i takon të shkojë në asnjë vend të Shqipërisë, pasi qeveria, sipas tij është ilegjitime.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...