Kreu i Prokurorisë së Apelit Durrës, para KPK. Zbulohet pasuria e tij

Durrësi

Kreu i Prokurorisë së Apelit Durrës, para KPK. Zbulohet pasuria e tij

Më: 29 mars 2019 Në ora: 11:24
Foto

Drejtuesi i Prokurorisë së Apelit të Durrësit, Ferdinand Elezi ka dalë sot përballë Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.  Seanca dëgjimore me Elezin drejtohet nga trupi gjykues i përbërë nga Firdes Shuli, Lulzim Hamitaj dhe Olsi Komici.

Rivlerësimi i Elezit do të bazohet në tre kritere. Gjatë seancës dëgjimore ai tha se është i hapur deri në fund të procesit që t’iu përgjigjet pyetjeve nga anëtarët e KPK-së. Elezi ka nisur punë si prokuror në vitin 1999 dhe ka kryer deklarime periodike të pasurisë së tij që nga viti 2003 e në vijim pa ndërprerje.

Në lidhje me pasurinë ILDKP ka vlerësuar se Elezi ka kryer deklarim të saktë në përputhje me ligjin. Ky institucion ka dalë në konkluzionin se burimet e tija financiare janë të ligjshme dhe se ai nuk ka bërë fshehje apo deklarime të rreme. Gjithashtu Elezi nuk ka konflikt interesit.

Pasuritë e Drejtuesi i Prokurorisë së Apelit të Durrësit

– ap banimi 124 m2 tek Komuna e Parisit, blerë në shtator të vitit 2000 me një shumë prej 40 mijë dollarë.

– zyrë 45 m2 në Durrës, blerë 60 mijë euro në vitin2005

– ap., banimi 55 m2, blerë 30 mijë euro në vitin 2005

-ap banimi në Durrës, blerë në 2007, në vlerën 4 mln lekë

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat