Pallatet pa hipotekë në Durrës, legalizohen me nismën e vetë banorëve

Durrësi

Pallatet pa hipotekë në Durrës, legalizohen me nismën e vetë banorëve

Më: 29 mars 2019 Në ora: 16:28
Ilustrim

Prej vitesh, Violeta Hasa nuk arrinte dot të gëzonte blerjen e apartamentit të saj në një nga pallatet e pahipotekuara të qytetit të Durrësit. Por më në fund pallati i saj u legalizua me nismën e vetë banoreve, duke i dhënë fund makthit të saj.

“Ne qershor 2005 ishim ndër banorët e parë që hymë në këtë pallat dhe kemi vite që presim e trokasim nëpër dyer dhe më në fund erdhi kjo ditë që ë marrim lejen e legalizimit. Më duket e pabesueshme. Kishte probleme me pronarin e pallatit. Problem në ndërtim, kate shtesë që e vononin procesin. Po pas kaq vitesh shtëpia u bë e jona”, tregon Violeta Hasa, banore.

Edhe Vlashi, një tjetër banor i këtij pallati në lagjen 5 të Durrësit, ndjehet i lehtësuar teksa shtrëngon në dorë lejen e legalizimit.

“Pas 15 vjetësh që na i bënë këto dokumente. Kam ndenjur me zemër të ngrirë. Jam në moshë të madhe e nuk doja të lija në telashe djalin e vajzën. Sonte do të fle i qetë se çdo gjë mori fund”, u shpreh Vlash Xharra, banor.

Në Durrës ka ende shumë pallate që janë pa hipoteke, pasi familjet që banojnë në to kanë mbetur peng të shkeljeve të kryera nga ndërtuesit, ndaj kreu i ALUIZNI-t në Durrës fton banorët të aplikojnë vetë për legalizimin e objektit të tyre.

“Ne shumicën e rasteve e kemi bërë legalizimin përmes kërkesës së investitorëve. Por procesi i aplikimit me banorët është më i thjeshtë, po kërkon më shumë kohë. Problem me kontratat e sipërmarrjes. Ka kontrata porosie të panoterizuara dhe është bashkëpunuar me sipërmarrësin për të kuptuar nëse ishin përmbushur detyrimet ligjore dhe financiare mes palëve. Ne jemi duke punuar, po duam dhe bashkëpunimin e banorëve”, shprehet Arben Isaku, drejtor i ALUIZNI Durrës.

Legalizimi i hap rruge procesit te regjistrimit të pronës duke i kthyer qytetaret në pronarë të ligjshëm të objekteve të tyre me të drejtën e plotë të shitblerjes dhe trashëgimisë mbi to.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat